Fillimi i ditës me ujë limoni të vakët është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për trupin tuaj. Limoni është i përbërë prej vitaminës C, B, kalciumit, hekurit, magnezit, kaliumit, enzimave, antioksidantëve dhe fibrave.
Për ta bërë këtë zakon të shëndetshëm në mëngjes edhe më përfitues, shtojini edhe shafranin e Indisë. Përveç marrjes së përfitimeve të mahnitshme të ujit të butë limoni, shafran i Indisë do ta kthejë atë lëng në rritje të energjisë që e shfrytëzoni gjatë ditës shkruan Natural News Blogs, transmeton Gazeta Shneta.
Përfitimet që mund t’i merrni nga ky lëng janë: nxitja e vetive anti-inflamatore, përmirëson funksionimin e trurit, shton aktivitetin anti-oksidues, përmirëson tretjen, ndikon pozitivisht në zemër, ju ndihmon juve me humbjen e peshës dhe eleminton mbetjet toksike.
Përbërësit:
1 gotë ujë të vakët (kryen punëedhe qumështi i arrave)
¼ lugë çaji të pluhurit të shafranit të Indisë
Lëng limoni ½ të gotës
Pak piper të zi
Shtimi i mjaltit për t’i japur shije (opsionale)
Përgatitja:
Shtoni lëngun e limonit, piperin e zi, shafranin e Indisë dhe mjaltën në një gotë me ujë të vakët. Nëse doni të ketë efekt maksimal tek ju, atëherë kjo pije duhet të jetë gjëja e parë që futni në gojë gjatë mëngjesit./Gazeta Shneta/