Sëmundja e zorrëve inflamatore (IBD), e karakterizuar nga inflamimi kronik i zorrëve, është një problem i zakonshëm në botën e industrializuar.
Aktualisht nuk ka kurime dhe mundësitë e trajtimit janë të kushtueshme dhe të kufizuara në zbutjen e simptomave.
Një studim i ri i publikuar në gazetën mjekësore amerikane për patologji zbuloi se gjeni ‘Cd14’ është një faktor mbrojtës në sëmundjen e zorrëve inflamatore eksperimentale duke rritur funksionin e mbrojtjes të zorrëve shkruan Medical Xpress, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi u zhvillua tek minjtë laboratorik. Minjtë me mangësi të gjenit ‘Cd14’ zhvilluan inflamacion më të rëndë të zorrëve me destabilizimin e barrierës së zorrëve.
Hulumtuesit e kishin konsideruar këtë si objektiv interesant terapeutik për hulumtime të ardhshme klinike./Gazeta Shneta/