Marrja e vajit të peshkut në shtatzëni mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të fëmijës, sugjeron një hulumtim i ri.
Marrja e vajit të peshkut tek gratë shtatzëna përmirëson reagimin e pasardhësve të tyre ndaj insulinës, zbuloi një studim, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ndjeshmëria e insulinës është mbrojtëse kundër diabetit, raporton Daily Mail.
Autori kryesor Dr Ben Albert nga Universiteti i Auckland, tha: “Kjo është emocionuese pasi ngre dilemën: Nëse gratë mbipeshë marrin vaj të freskët të peshkut në shtatzëni, a do ta ulë rrezikun që fëmijët e tyre të zhvillojnë më vonë diabetin?”
Megjithatë, kërkuesit këshillojnë që gratë të konsumojnë peshk më shumë me vaj sesa të marrin vaj peshku, pasi disa shtesa janë me cilësi të dyshimtë.
Këshilla e hulumtuesve është që gratë shtatzëna të konsumojnë më shumë peshkun që përmban vaj./Gazeta Shneta/