Ja si ta ndihmoni beben me prekje, të mësojë fjalë të reja

2017-03-28 në ora 16:40

Prekjen e kuptojmë si mënyrë transmetimi të emocioneve.

Hulumtimi i shkencëtarëve të Universitetit Purdue tregojnë që prekja e prindit mund t’u ndihmojë bebeve që më lehtë të mësojnë fjalë të reja gjatë bisedës së pandërprerë të prindit.

Ky hulumtim ka përfshirë 48 bebe katërmuajshe.

Përse është mirë që bebet të lindin me kokë të madhe?

– Prekjen e kuptojmë si mënyrë transmetimi të emocioneve, mirëpo hulumtimi ynë më i ri tregon që foshnja mund të lidhë prekjen me bisedën.

Deri tani janë publikuar hulumtime të ndryshme të cilat tregojnë që prekja është e rëndësishme për zhvillimin psikofizik të fëmijës, mirëpo ky është hulumtimi i parë i cili hulumton lidhshmërinë e prekjes dhe mësimit të gjuhës – ka thënë Amanda Seidler, profesoreshë e sferës së bisedës dhe gjuhës në Universitetin Purdue, e cila ka udhëhequr këtë hulumtim.

Të mësuarit e fjalëve të reja paraqet sfidë të madhe për bebet, sepse ato i dëgjojnë shumicën e fjalëve kur prindi vazhdimisht i flet sesa kur i thotë fjalët një nga një.

– Prindërit bëjnë rrallë pauzë kur flasin me beben, kështu që bebja e ka të vështirë të përsërisë fjalët e thëna.

Bebet patjetër duhet të gjejnë fjalët para se t’i lidhin me kuptimin e vërtetë. Sepse, ato më parë i mësojnë pjesët e trupit, duke pasur parasysh që prindërit shpesh i prekin dhe i flasin fjalët të cilat kanë të bëjnë me pjesë të trupit – thotë dr. Seidler.