Një ndër udhëzimet më të thjeshta për qetësimin e foshnjës suaj kur është duke qarë për vetëm disa sekonda është bërë virale në rrjetet sociale.
Dr. Robert Hamilton, ka ndarë praktikën e tij me të gjithë mbështetësit për mënyrën që ai e përdor për qetësimin e foshnjave, ndërsa vetëm për disa ditë kishte rreth 6 milionë shikime.
‘Nuk mendova se kjo do të ndodhte ndonjëherë, jam mirënjohës’ tha Dr. Hamilton për Today, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë ju sjellim vetëm katër hapa që duhet t’i bëni, në mënyrë që foshnja juaj të qetësohet:
-Merrni fëmijën tuaj duke e mbajtur në gjoks.
-Palosni krahët e foshnjës suaj me duart tuaja, dhe që po ashtu prek edhe mjekrrën e foshnjës.
-Butësisht mbani beben tuaj me anë të shuplakës së dorës dhe jo me gishta.
Pastaj në fund lëkundeni fëmijën tuaj për 45 shkallë lartë-poshtë, ndërsa këto lëvizje duhet të jenë të qeta.
Rezultatet janë me të vërtet mahnitëse, për më shumë shikoni më poshtë videon e plotë/Gazeta Shneta/