Grave non stop u përmendet ora e tyre biologjike. Por tani po rezulton se edhe burrat duhet t’i kushtojnë vëmendje moshës kur bëhet fjalë për krijimin e një familjeje.
Një studim i ri i botuar në British Medical Journal ka ofruar prova bindëse se fëmijët – dhe nënat shtatzëna – kanë më shumë gjasa të kenë probleme shëndetësore kur baballarët janë më të moshuar, transmeton GazetaShneta.
Pjelloria e meshkujve bie me moshën, por jo aq në mënyrë drastike sa tek gratë. Burrat mund të vazhdojnë t’i jenë riprodhues edhe në vitet e mëvonshme – siç demonstrojnë Mick Jagger dhe baballarët e tjerë të famshëm.
Por në këtë moshë, ngjizja mund të bëhet më e vështirë. Një studim në meshkujt europian tregoi një shans prej 50% më të ulët të konceptimit pas një viti të përpjekjeve në moshën 35 vjeç, krahasuar me burrat më të rinj se 25 vjeç, raporton “The Conversation”.
Plus, gratë me partnerë të moshës 35 vjeç e lart mund të kenë më shumë gjasa të përjetojnë aborte sesa ato me partnerët më të rinj.
E në anën tjetër, shumica e baballarëve të moshuar nuk kanë probleme të fertilitetit dhe mund të lindin bebe pa probleme serioze fizike ose zhvillimore.
Në përgjithësi, mosha e babait është shumë më pak e rëndësishme se mosha e nënës dhe në përgjithësi çrregullimet e shtatzënisë dhe problemet e shëndetit të fëmijëve janë të rralla. Por dëshmitë aktuale të hulumtimit nuk kanë për synim që të dekurajojnë burrat e moshuar që të bëhen baballarë.
Por komuniteti mjekësor duhet të bëjë një punë më të mirë të komunikimit me çifte për të kuptuar rreziqet e “orës së vonë” të babait.
Më e rëndësishmja, ne duhet të përfshijmë burrat në biseda rreth planifikimit të shtatzënisë dhe kujdesit paraprak, për të siguruar që çiftet të kenë shansin më të mirë për të rritur një fëmijë të shëndetshëm./GazetaShneta/