Kur një nënë nga Tonsuilli, e identifikuar si K.R, shkoi në dhomën e vajzës së saj nëntë muajshe për ta kontrolluar, ajo u përball me frikën më të madhe që mund të përballojë ndonjë nënë – ajo gjeti vajzën e saj në asfiksi.
“Burri im mori banatijen dhe e mbështolli atë. Ajo dukej krejtësisht e pajetë dhe një ngjyrë gri në të zezë”, tha ajo për përvojën që e la të mpirë nga frika, transmeton Gazeta Shneta.
Atë natë në spital kur njëra nga infermierët po mbanin foshnjën, tashmë në vetëdije, filloi të përjetonte seri asfiksie.
Kur vajza e saj kishte lindur, mamia e saj kishte diagnostikuar buzë të forta dhe gjuhën lidhëse.
Pjesa lidhëse e gjuhës ishte aq e fortë sa që me vështirësi hapte gojën e saj për ta ushqyer me gji.
Kështu, kirurgët u detyruan që ta fusnin në operacion, me qëllim që të shmangnin këto probleme që po i shfaqeshin nga anomalia që e përcolli që nga lindja vajzën e gjorë.
Dr Jones rekomandoi profesionistët shëndetësor të bëjnë një qasje të matur dhe të dëgjojnë shqetësimet e nënave. Ajo këshilloi nënat që të dëgjojnë parandjenjat e tyre dhe të kërkojnë këshillën e atyre që janë të trajnuar ose kanë kërkuar trajnim shtesë në lidhje me gjendjet e shfaqura shëndetësore./Gazeta Shneta/


