Ju mund të diagnostikoheni me kancer në çdo pikë të jetës tuaj, duke përfshirë dhe rastet kur jeni shtatzënë. Kanceri i gjirit gjatë shtatëzënësisë duhet të trajtohet me kujdes shtesë pasi duhet t’ju jepet trajtimi më i mirë për të zhdukur kancerin duke mbrojtur gjithashtu fëmijën tuaj nga efektet anësore të ndonjë trajtimi të tillë.
Ndërsa të gjitha shkaqet natyrore të kancerit mund të jenë arsyeja e shfaqjes së sëmundjes, shkruan Parentingfirstcry ekzistojnë disa faktorë që lidhen me shtatzëninë që mund të shkaktojnë kancer të gjirit.
Këtu janë disa shkaqe të sëmundjes përcjell Gazeta Shneta.
Shtatëzania shoqërohet me një nxitje të hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni. Këto hormone mundësojnë që qelizat kancerogjene të rriten dhe shumohen në indet e tjera.
Disa gra kanë një predispozitë gjenetike për kancerin e gjirit dhe shtatzëninë që nxitet gjatë kësaj periudhe kur organet riprodhuese janë në kulmin e tyre.
Është vërejtur që rastet e kancerit zakonisht shoqërojnë shtatzënitë e vona.
Shenjat e kancerit të gjirit mund të gabohen lehtësisht për simptomat e tjera që janë të zakonshme gjatë shtatëzanisë.
Ju mund t’i kërkoni mjekut tuaj që të vëzhgojë shenjat e mëposhtme që mund të jenë tregues i kancerit të gjirit.
-Gunga ose trashje e mishit nën gji ose gjoksin.
-Ndryshimet në formën e gjirit.
-Lëkura në gji mund të shfaqë shenja puhimi ose zbehjeje.
-Thithka e përmbysur.
-Shkarkesë nga thithi kryesisht nëse ka gjak në të.
Në shumicën e rasteve, kanceri nuk zbulohet në fazat e hershme të shtatëzanisë pasi ndryshimet e ndryshme hormonale në shtatzani do të bëjnë që gjoksi të duket ndryshe në çdo rast.
Ndërsa trupi përgatitet vetë për shtatzëninë, indet në gji bëhen më të dendura. Kjo e bën më të vështirë zbulimin dhe diagnostikimin e ndonjë tumori të vogël.
Mjekët zakonisht janë të vetëdijshëm për një problem vetëm kur indi kanceroz bëhet mjaft i madh për tu vërejtur.
Një mamografi e rregullt nuk rekomandohet pasi rrezatimi mund të shkaktojë dëm për fetusin në zhvillim.
Vetëm pasi të kalojë nëna në tremujorin e parë është një mamografi diagnostike e lejuar së bashku me një mburojë për të mbrojtur fëmijën. /Gazeta Shneta/