Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshimet normale që ndodhin gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 10/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lexoni më shumë për të kuptuar gjendjen emocionale apo fizike të një nënë shtatzënë.

Tek disa gra, sidomos në muajt e parë të shtatzënisë, gjinjtë bëhen më të ndjeshëm edhe nga prekja apo fërkimi më i vogël. Rolin kryesor të kësaj gjendje, e ka ndryshimi i nivelit hormonal të estrogjenit, laktogjenit human të placentës (hPL) si edhe të prolaktinës që përgatit gjinjtë për ushqyejen e foshnjes së ardhshme me qumësht. Por rol jo pak të rëndësishëm, ka edhe rritja e sasisë së gjakut qarkullues në gjinjtë e gruas shtatzënë.

Përpara fillimit të tremujorit të tretë, nga gjinjtë e shtatzënës fillon të rrjedhë një lëng i quajtur kulloshtër. Por mund të ndodhë, që rrjedhja me ngjyrë midis të bardhës dhe të verdhës të konstatohet edhe që në fillimet e herëshme të shtatzënisë. Kulloshtra është ushqimi i ditëve të para të fëmijës pas lindjes, i cili në ditët e mëvonshme kthehet në qumësht të mbushur me proteina, vitamina dhe çfarë është më e rëndësishme, është i mbushur me antitrupa që mbrojnë organizmin e të porsalindurit duke rritur imunitetin e tij.

Por mund të ndodhë, që ndryshimet e gjinjve si dhe dalja e kulloshtrës përpara lindjes, nuk paraqiten tek disa gra edhe deri në fund të shtatzënisë. Shqetësimi i shtatzënës nuk është me vend, sepse pothuajse në të gjitha rastet, nënat janë të afta t’a ushqejnë fëmijën me qumështin e gjirit të tyre.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së ndjeshmërisë së shtuar të gjinjëve?

-Përdorimi që në fillim të shtatzënisë, i recipetave/gjimbajtëseve që ofrojnë komoditet.

-Dhimbja e gjoksit, mund të dominohet me banjë me ujë të ngrohtë ose me kompresa të ngrohta.

Striet e shtatzënisë

Striet e shtatzënisë, ndodhin si shkak i prishjes së indit elastik të lëkurës, e cila shfaqet në formën e vijave. Këto manifestohen gjatë shtatzënisë me ngjyrë të kuqe në fillim dhe pastaj, në mënyrë progresive fillojnë të qartësohen duke u bërë të bardha pas lindjes. Kryesisht striet dalin në zona të trupit në mënyrë të dukshme në bark, në rrëzët e kofshëve dhe në gjoks, për shkakun kryesor të zmadhimit të tyre nga shtatzënia. Shfaqja e strieve shtohet me shtesën e peshës trupore dhe rritjen e moshës së shtatzënisë. Ato janë më të shpeshta tek gratë më të reja, por varet gjithnjë nga cilësia e lëkurës e cila influencon individualisht.

Çfarë duhet bërë për të parandaluar apo dominuar praninë së strieve?

-Duhet rregulluar rregjimi ushqimor dhe mos të shkohet me mendimin se, gruaja shtatzënë duhet të ushqehet sa për dy persona. Me këtë duhet kuptuar, kontrolli dhe evitimi i shtesës në peshë në mënyrë të pakontrolluar.

-Masazh i lëkurës në zonat e predispozuara duke përdorur vajin e bajameve ose përdorimi i preparate me grurë kanë dhënë efekte të mira, sepse rritin qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën më elastike. Masazhi nuk rekomandohet të përdoret në dy javët e fundit të shtatzënisë, sepse mund të ndikoj në afrimin e aktivitetit të lindjes.

-Masazhi i lëkurës së bashku me përdormin e kremrave me elastinë dhe proteina, mund të përdoren që në fillim të shtatzënisë me rekomandimin e mjekut.

-Për të parandaluar tensionimin e lëkurës, shtatzënat mund të përdorin korse të lehta elastike, që janë të prodhuara për gratë shtatzëna.

-Gjimnastika dhe ushtrimet sportive të kryera përpara shtatzënisë si dhe gjatë saj, tregojnë efikasitet në parandalimin apo zbutjen e e pasojave të strijeve./bebaime

 

Artikulli paraprakKurti dhe Osmani pajtohen të qeverisin bashkë, thonë se do të ulin numrin e ministrive
Artikulli i rradhës Kanceri i gjirit gjatë shtatëzanisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.