Këto gjëra duhet t’i dini për zhvillimin e bebes në muajin e pestë

2017-04-25 në ora 09:12

Çfarë mund të bëjë fëmija gjatë muajit të pestë:

Mund të mbajë  kokën lart, edhe në pozicionin ulur

Mund të qëndrojë në krahët e tij dhe të ngrejë gjoksin kur është përmbys

Mund të ngrejë dhe të lëvizë këmbët dhe krahët në pozicionin përmbys

Mund të rrotullohet

Mund të fokusohet në objekte shumë të vogla si psh një stafidhe

Bërtet nga kënaqësia

Bën ggg

Mund të rrëmbejë lodra dhe të luajë kur është i shtrirë

Kur mban diçka në duar, si lodra apo sende, ka tendencën t’i futë në gojë

Mund të përmbyset nga pocicioni ndenjur

Mund të rrëmbejë lodra si një raketake dhe e tund atë me forcë poshtë e lart

Nis të përtypet

Mund të vërejë lëvizjet tuaja me kujdes

Mund të kthejë kokën drejt atij që flet.

Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka ritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare.

Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin. /babylino