Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto gjëra e kënaqin më së shumti foshnjën e palindur ende

Këshilla për shtatzëna 17/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Coolest 28 Week Fetus Images 28 Weeks Pregnant Pregnancy Week by Week
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nënë dhe një foshnje kanë një lidhje të fortë, edhe para se fëmija të arrijë në këtë botë. Kjo është për shkak se fëmija zhvillon disa preferenca dhe disa gjëra që nuk i pëlqen, ndërsa ende është në barkun e nënës. Ndërsa pjesa tjetër e botës nuk mund të ketë idenë më të vogël për këtë, në një farë mënyre vetëm nëna merr një shenjë rreth saj. Ndonjëherë, kjo është më shumë sesa thjesht një iluzion.

Ajo bëhet si një gjuhë sekrete ndërmjet foshnjës dhe nënës, të cilën vetëm ata të dy mund ta kuptojnë. Dhe, sigurisht, nëntë muaj janë një kohë e mjaftueshme për të provuar dhe për të zhvilluar një mirëkuptim në bisedën me qenien e vogël që rritet brenda barkut të nënës.

Këtu janë disa gjëra që fëmijët preferojnë që në barkun e nënës:

Të gjitha gjërat e ëmbla
Kur ju kafshoni diçka të ëmbël, ju vini re lëvizjen e fëmijës suaj. Kjo ndodh për shkak se foshnjat mund të shijojnë ushqimin që hani brenda mitrës. Dhe e marrin këtë shije nga lëngu amniotik. E njëjta gjë nuk do të ndodhë me erëza apo ushqime të tjera.

Banja e ngrohtë dhe e këndshme
Një nga mënyrat më të sigurta për t’u çlodhur janë dushet e gjata. Megjithatë, ndërsa një dush me ujë të nxehtë mund të shkaktojë shqetësim për fëmijën tuaj, duke e mbajtur ujin të ngrohtë dhe të vakët do të qetësoheni edhe ju, edhe fëmija.

Prekjet e buta të barkut
Bebet në mitër i përgjigjen stimujve të jashtëm, veçanërisht kur vijnë nga nëna. Ata thjesht e duan këtë ndërveprim dhe kjo është arsyeja pse ju dhe bashkëshorti juaj shpesh mund ta gjeni fëmijën tuaj në një humor të gjallë kur luani së bashku një lojë me prekje me të.

Zëri i nënës
Në përgjithësi, nga java 18, veshët e foshnjës fillojnë të formohen. Kjo është koha kur foshnja zhvillon dëgjimin. Dhe një nga zërat e parë që fëmija fillon të njohë është zëri i nënës. Dhe kur afrohet data e caktuar për lindje, do ta gjeni foshnjën tuaj duke iu përgjigjur gjithnjë zërit tuaj. Për shkak se është një zë që fëmija juaj thjesht dëshiron ta dëgjojë.

Muzika e këndshme
Kur është fjala për aftësitë e dëgjimit të fëmijës suaj, si mund ta harrojmë muzikën? Ndonëse foshnjat mund të dëgjojnë tingujt e zbehtë brenda mitrës, ato mund të dallojnë midis tingujve të këndshëm! Ndonjëherë ata mund të tregojnë një preferencë për një lloj të caktuar të muzikës. Ndërsa muzika me zë të lartë mund t’i shqetësojë, muzika e butë ka një efekt të këndshëm.

E qeshura e nënës
E qeshura është ilaçi më i mirë, thuhet. Nuk është çudi atëherë që një nënë e lumtur e bën një fëmijë të lumtur. Ashtu si foshnja reagon ndaj kontaktit ose zërit të nënës, ata i përgjigjen edhe qeshjes së nënës së tyre. Kur qeshim, lëshohen një sërë hormonesh që na bëjnë të ndihemi mirë. Këto hormone jo vetëm që e bëjnë një nënë të lumtur, por edhe një fëmijë./pernenat

Artikulli paraprakSi ta nxitni fertilitetin natyrshëm
Artikulli i rradhës E mahnitshme! Skaneri tregon si ndrydhet koka e foshnjes gjatë lindjes nga mitra

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.