Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto infeksione mund të vështirësojnë mbarëvajtjen e shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 16/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Megjithëse është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë shkakton një humbje të shtatzënisë, ka disa infeksione që shoqërohen me një rrezik në rritje të abortit, lindjes së foshnjës së vdekur ose vdekjes së shpejt të të porsalindurit.

Ndërsa është e rëndësishme të merrni masa paraprake për të ulur rrezikun e kontraktimit të një infeksioni gjatë shtatëzënësisë, është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se jo çdo grua shtatzënë që merr një infeksion të lidhur me ndërlikimet e shtatzënisë do të përjetojë një humbje të shtatzënisë shkruan Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.

Në fakt, shkaku më i zakonshëm i humbjes së shtatzënisë mbetet anomalitë kromozomale, mbi të cilat nuk keni ndonjë kontroll për menaxhim.

Lista e mëposhtme nuk përfshin çdo infeksion të mundshëm që mund të ndodhë gjatë shtatzënisë, por prek disa nga më të zakonshmet dhe ato për të cilat gratë shpesh shqetësohen:

– Vaginoza bakteriale

Vaginoza bakteriale, është rritja e tepërt e baktereve normale të vaginës, duke përfshirë ureaplazmën dhe mikoplazmën.

Simptomat mund të jenë të lehta dhe shpesh vaginoza bakteriale mund të mos kërkojë trajtim në gratë jo shtatzëna.

Por kur jeni shtatzënë, është gjithmonë një ide e mirë të konsultoheni me mjekun tuaj në shenjat e para të infeksionit.

Vaginoza bakteriale nuk është një infeksion seksualisht i transmetueshëm, por si një infeksion vaginal, shumë gra vërejnë aromën karakteristike “të peshkut” që vie nga kjo gjendje pas marrëdhënies intime.

Në shtatzëni, vaginoza bakteriale është shoqëruar me një rrezik në rritje të abortit në tremujorin e dytë. Më vonë gjatë shtatzënisë, kjo gjendje mund të shkaktojë kontraktime të pakëndshme të mitrës. Trajtohet lehtësisht me një antibiotik dhe nuk ka efekte të qëndrueshme shëndetësore.

Grupet e gjakut - Rh faktori

– Klamidia

Është një infeksion seksualisht i transmetueshëm dhe nëse nuk trajtohet, mund të çojë në sëmundje inflamatore të legenit.

Sëmundjet inflamatore të legenit janë një shkak i njohur i shtatzënisë ektopike dhe infertilitetit.

Disa studime të botuara në 2011 sugjerojnë se klamidia gjithashtu mund të kontribuojë në abort në tremujorin e parë.

Ashtu si të gjitha infeksionet bakteriale, klamidia trajtohet me antibiotikë. Po ashtu vlen të ceket se prezervativët mund t’ju mbrojnë nga klamidia.

– Gonorrea

Megjithëse nuk ka prova përfundimtare se gonorrea shkakton humbje të shtatzënisë, disa studime kanë lidhur infeksionin seksualisht të transmetueshëm me abort, lindje të parakohshme dhe shtatzëni ektopike.

Infeksioni i gonorresë gjatë lindjes mund të shkaktojë gjithashtu probleme shëndetësore kërcënuese për jetën e një foshnje.

Ju mund të mbroni veten nga gonorrea duke përdorur prezervativë gjatë marrëdhënieve intime.

– Herpesi

Herpesi, një tjetër infeksion seksualisht i transmetueshëm dhe një infeksion i zakonshëm viral që mund të shkaktojë plagë të dhimbshme në organet gjenitale ose gojën.

Një studim i rishikuar i vitit 2016 thotë se lidhja midis abortit spontan dhe infeksioneve nga herpesi është e diskutueshme.

Poashtu, ekziston rreziku që fetusi të kontraktojë herpesin gjatë lindjes, megjithatë ilaçet mund të jepen në javët para lindjes.

Nëse një grua ka lezione aktive të herpesit në kohën e lindjes, mjekët rekomandojnë një prerje cezariane për lindje.

– Sifilizi

Është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që mund të kurohet lehtësisht me antibiotikë.

Për shkak se është një nga infeksionet më të rrezikshme që mund të ndodhin gjatë shtatëzënësisë, gratë kontrollohen rregullisht për të gjatë kujdesit para lindjes.

Sifilisi i patrajtuar mund të çojë në lindje të foshnjës së vdekur ose vdekje neonatale për deri në 40% të grave të infektuara.

– E. Coli

Megjithëse E. coli jeton në traktet e zorrëve të të gjithëve, disa forma të tij janë shoqëruar me një rrezik aborti.

Nuk ka ndonjë burim specifik ushqimi të shoqëruar me E. coli, por mund të gjendet në çdo ushqim jo-sanitar ose të pa zier, ujë të ndotur ose duar të palara.

Ekziston rreziku i abortit që lidhet me disa infeksione të E. coli.

Mënyra më e mirë për të shmangur E. coli është të ndiqni teknikat e duhura të trajtimit të ushqimit dhe të lani duart shpesh, veçanërisht para se të hani ose prekni gojën./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNënshkruhet kontrata për rezonancë, Spitali i Pejës i jep kompanisë 120 ditë afat nga lëshimi i urdhërblerjes
Artikulli i rradhës Shtatzënia: Si të llogarisni datën e lindjes së fëmijës përmes kësaj formule të njohur

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.