Këto veprime asnjëherë nuk duhet t’i bëni pas lindjes cezariane

2018-01-13 në ora 09:44

Ditët pas lindjes së fëmijës suaj, mund të jetë një nga momentet më të vështira për nënat dhe familjet e tyre.

Kjo periudhë mund të jetë më sfiduese për nënat që kanë pasur një prerje cezariane.

Shkalla e vdekshmërisë së nënës është më e lartë paslindjes, kështu që kujdesi i veçantë duhet t’i kushtohet kujdesit të nënës, transmeton Gazeta Shneta.

Pasi të shkoni në shtëpi, aktiviteti juaj duhet të jetë minimal, duhet të evitoni ngritjen e objekteve më të mëdha apo të rënda.

Kur duhet të kërkoni ndihmën e mjekut?

Kur keni ethe dhe temperaturë të lartë.

Dhimbje të rëndë të kokës që fillon menjëherë pas lindjes.

Menjëherë ju dhemb barku, dhe sapo e prekni ndjeni dhimbje.

Erë e keqe nga rrjedhja vaginale.

Djegie gjatë urinimit, po ashtu dhimbje në këmbë.

Po ashtu, evitoni marrëdhëniet seksuale, derisa mjeku juaj t’ju thotë se është e sigurtë./Gazeta Shneta/