Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kontrollet që duhet t’i kryeni tek mjeku sipas javëve të shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 21/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

3-8 javë: Kjo është koha kur sigurisht e keni bërë testin e shtatzënisë që e ka treguar plusin magjik apo dy vijat. Koha është t’i telefononi gjinekologut tuaj dhe ta prenotoni ekzaminimin e parë.

8-12 javë: Në ekzaminimin e parë me sondën vaginale konstatohet nëse po zhvillohet shtatzënia brenda mitrës, nëse është fryti gjallë (dëgjohen të rrahurat e zemrës), matet fryti dhe llogaritet koha e paraparë për terminin e lindjes. Në ekzaminimin e parë do ta merrni librezën e shtatzënisë që është dokument obligativ për secilën shtatzënë. Bëhen hulumtimet laboratorike, te secila shtatzënë nevojitet të caktohet grupi i gjakut, Rh faktori, testi ICT dhe hemogrami, testi për sifilisin dhe toksoplamzozën. Pason analiza e urinës. Gjatë ekzaminimit të parë gjinekologu shpjegon rëndësinë e acidit folik gjatë shtatzënisë, të ushqyerit e drejtë, aktivitetet trupore dhe u jep informata tjera të rëndësishme prindërve të ardhshëm.

10-14 javë: Brenda kësaj periudhe pritet morfologjia e hershme e frytit dhe vlerësimi i rrezikut për parregullsi kromozomale – matja e translucencës nuhale. Bëhet edhe ultrazëri, me të cilin vlerësohet zhvillimi i hershëm i frytit dhe rreziku për sindromën Down dhe parregullsitë e tjera më të shpeshta kromozomale. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e diagnozës së ultrazërit që është rreth 70%, shtatzënave u rekomandohet ta bëjnë testin NIFTY. Bëhet fjalë për një test të thjeshtë, ku nga dora merret gjaku, ashtu sikurse për analiza laboratorike, dhe dërgohet për analizë. Rezultatet i merrni brenda disa ditëve me saktësi më të madhe se 99%, prandaj je e qetë kur i merrni rezultatet. Mund ta dini edhe gjininë e frytit.

Për të mësuar më shumë rreth Testit NIFTY Klikoni KËTU.

16-18 javë: Bëhet matja e peshës së shtatzënës, matet shtypja e gjakut dhe regjistrohen ndryshimet që po ndodhin në trupin e saj. Dëgjohen të rrahurat e zemrës së frytit, bëhet edhe kontrolli me ultrazë për ta përcjellë zhvillimin e frytit. Sipas nevojës mund të bëhet sërish analiza laboratorike e urinës. Gjatë çdo kontrolli plotësohet libreza e shtatzënisë dhe caktohet termini i kontrollit të ardhshëm.

20-23 javë: Bëhet kontrolli me ultrazë – shikohet morfologjia e frytit. Bëhet kontrolli i detajuar i të gjitha përbërjeve organike të frytit ku edhe kontrollohet zhvillimi normal i tij. Në atë moment mund të ndryshojë termini i pritur i lindjes, nëse haset në pengesa në rritje në raport me vlerësimin e fillimit të shtatzënisë. Nëse ende vlerësohet se ekzistojnë ndryshime gjenetike propozohet testi Nifty (nëse nuk është bërë në javët e para të shtatzënisë). Tek kontrollet specialistike 3D/4D të morfologjisë përcillet lëvizja e frytit, mimika e fytyrës. Bëhet gjithashtu hulumtimi laboratorik, hemogrami, përsëritet testi në toksoplazmozë tek gratë që nuk e kanë tejkaluar.

Për të mësuar më shumë rreth Testit NIFTY Klikoni KËTU.

Artikull i sponsorizuar

Artikulli paraprakNis ndërtimi i shtëpisë për familjen e 7-vjeçarit të sëmurë Hamdi Lika
Artikulli i rradhës Ariana organizon festën e bebes, zbulon gjininë e saj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.