Metoda e re mundëson zbulimin në kohë të lindjes së parakohshme tek gratë shtatzëna.
Metoda e re mundëson zbulimin në kohë të lindjes së parakohshme tek gratë shtatzëna.
Kjo metodë parasheh një afat prej shtatë ditësh, duke verifikuar parametra të caktuar të shtatzënisë.
Për përcaktimin e këtyre parametrave, metoda e re bazohet në vlerësimin e gjatësisë së grykës së mitrës dhe të përcaktimit statistikor të vlerave të proteinave të serumeve tek nëna e ardhshme, sipas konstatimit të shkencëtarëve të universitetit skocez “Heriot Watt”.
Metoda do të mundë të tregojë me kohë lindjen e parakohshme, duke pasur parasysh ditën e matjes, përkatësisht të marrjes së mostrave, transmeton Telegrafi.
Në pesë vjetët e fundit të punës hulumtuesit njëkohësisht kanë zhvilluar edhe imuno-testin me të cilin gjithashtu mund të matet një vistër e gjerë proteinash.