Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Linja e Jetës” organizon event për të siguruar ‘egzistencën’

Lajme 01/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Linja e vetme telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve në Kosovës “Linja e Jetës” ka organizuar mbrëmë event për të mbledhur të ardhura përmes së cilave do të sigurohet edhe egzistenca e kësaj linje.

Në njërin nga lokalet në kryeqytet nën tingujt e muzikës shumë të rinjë pjesmarrës kanë kontribuar financiarisht në mënyrë që fondet të shkojnë direkt tek “Linja e Jetës”. Hyrja për në event ka qenë pesë euro.

Ky event gjithashtu shënon edhe përfundimin e muajit shtator, muajin për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e vetëvrasjeve.

Themeluesi i linjës, Bind Skeja, gjatë hapjes së eventit ka falënderuar të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre.

Bind Skeja gjatë fjalimit në event FOTO: Gazeta Shneta

Dëshira për t’i ndihmuar të tjerëve e ka shtyrë Arbana Osën që të bëhet pjesë e Linjës së Jetës si vullnetare.

Ajo punën vullnetare tek linja e quan eksperiencën më të mirë në jetën e saj

“Vullnetare tek “Linja e Jetës” jam tash e gjashtë muaj dhe puna këtu është eksperienca më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Pranoj thirrje të personave të cilët thërrasin tek ne”, u shpreh ajo për Gazetën Shneta

Arbana Osa – vullnetare “Linja e Jetës” FOTO: Gazeta Shneta

Për dy vite “Linja e Jetës” e cila vepron në kuadër të Organizatës Joqeveritare Qendra për Informim dhe Përmirësim Social – QIPSI ka zhvilluar rreth 5 mijë telefonata.

Fillimisht kjo linjë është hapur me një ekip prej 15 personave, dy prej tyre ishin psikolog – Bind Skeja dhe Uk Salihu ndërsa tani funksionon më rreth 50 anëtarë, duke planifikuar që stafi të zgjerohet.

Qytetarët të cilët kanë probleme shëndetësore psikologjike, siç janë stres, ankth e depresion mund të therrasin në Linjën e Jetës dhe të konsultojnë me psikologët.

Linja e vetme telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve në Kosovë asnjëherë nuk është përkrahur nga Ministria e Shëndetësisë.
Për shkak të mungesës së fondeve, “Linja e Jetës” është detyruar të shkurtojë orarin e thirrjeve, nga ora 10:00 sa ka qenë orari tashmë orari është shkurtuar për katër orë, qytetarët mund të kontaktojnë nga ora 14:00 deri në orën 2:00 të mëngjesit./Gazeta Shneta/

Eventi i organizuar nga “Linja e Jetës” FOTO: Gazeta Shneta
Eventi i organizuar nga “Linja e Jetës” FOTO: Gazeta Shneta
Eventi i organizuar nga “Linja e Jetës” FOTO: Gazeta Shneta
Eventi i organizuar nga “Linja e Jetës” FOTO: Gazeta Shneta
Eventi i organizuar nga “Linja e Jetës” FOTO: Gazeta Shneta
Eventi i organizuar nga “Linja e Jetës” FOTO: Gazeta Shneta

“Linja e jetës” për parandalimin e vetëvrasjeve, nuk gjen përkrahje nga Ministria e Shëndetësisë

Artikulli paraprakRëndësia e hekurit gjatë shtatzënisë suaj
Artikulli i rradhës Mjeku kosovar Arbër Shehu bëhet drejtor në gjigantin farmaceutik ‘AstraZeneca’

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.