Mësoni sekretin e bukurisë nga aktorja më e bukur në botë

2017-04-24 në ora 17:12

Një nga aktoret më të bukura në botë, Kate Beckinsale, ka befasuar me pranimin se fare nuk konsumon alkool dhe kështu mban një linjë të mirë.

Aktorja katërdhjetëvjeçare tregoi trupin e saj të përsosur në numrin e fundit të revistës “Shape”, dhe në një intervistë zbuloi se si arrin të mbajë një linjë të përsosur.

“Unë nuk pi alkool. Ndjehem se tek unë ndikon menjëherë dhe pothuajse kurrë në jetën time nuk kam pirë një gotë të tërë me alkool”, pranoi ajo.

Siç thotë Kate, ajo kurrë nuk kishte problem për të thënë “jo” për alkoolin, sepse kjo e motivon për të bërë ushtrime edhe më shumë, shkruan Gazeta Express.

“Dal nga nga palestra me ndjenja 100% më të mira! Ushtrimi është antidepresanti më i natyrshëm”.

Aktorja ka zbuluar se tani se kur vajza e saj shkon në kolegj ajo ka më shumë kohë për të ushtruar.

“Është mirë, sepse tani unë kam një dhomë shtesë për të shkruar dhe gjëra të tjera që më interesojnë. Në vitet e fundit vajza ime kishte shumë gjëra të tjera më interesante se unë, kështu që unë u mësova që të mos jemi bashkë çdo minutë”, tha ajo, duke folur rreth asaj se sa të vështirë e kishte shkuarjen e vajzës në kolegj.