Në rubrikën ”Mjeku i Javës” vjen specialistja e Pedodonicisë dhe Stomatologjisë Preventive. dr. Aida Namani- Rexhepi, e cila flet për kujdesin oral te fëmijët.
Doktoresha Aida Namani-Rexhepi është specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive, e lindur në Prishtinë në vitin 1972. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë në vitin 1998, ndërsa specializimin e ka kryer në vitin 2003, të dyja në Prishtinë. Ajo ka vazhduar studimet posdiplomike të magjistraturës në lëminë e Pedodoncisë në vitin 2008 në Universitetin e Prishtinës dhe ka marrë titullin Doktor i shkencave të Stomatologjisë në vitin 2015 në Universitetin e Shkencave Mjekësore në Tiranë, shkruan Gazeta Shneta.
Aktualisht, ajo ushtron veprimtarinë profesionale si specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës-QKSUK. Që nga viti 2018, ajo punon edhe si mësimdhënëse në fakultetin e Stomatologjisë pranë Kolegjit UBT. Ajo ka kontribuar si autore dhe koautore në shumë publikime shkencore në nivele profesionale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, ka ndjekur trajnime për ofrimin e shërbimeve specifike stomatologjike te fëmijët.
Doktoresha Rexhepi ka treguar se pedodoncia është degë e stomatologjisë e njohur edhe si stomatologjia e fëmijëve.
Pedodoncia është degë e stomatologjisë dhe përvec termit ”Pedodoncia” ndryshe njihet edhe si stomatologjia e fëmijëve. Merret me trajtimin e patologjive te kavitetit oral te fëmijët dhe adoleshentët, duke përfshirë jo vetëm kariesin por edhe ndryshimet në indet e buta orale.
Sipas dr. Aidës pedodontia ka një rol kyç në ruajtjen e shëndetit oral të fëmijëve, duke ndikuar në krijimin e shprehive të mira për higjienën dhe ushqimin e duhur. Pedodonti përqëndrohet në këshillimin e fëmijëve dhe prindërve në çdo vizitë, duke promovuar praktika të shëndetshme dhe duke krijuar bashkëpunim me fëmijët.
Pedodonti ka një rol të rëndësishëm në kujdesin e dhëmbëve te fëmijët, parasëgjithash duke ndikuar që fëmiju të krijoj shprehi të mira në mirëmbajtjen e higjienes orale si dhe në të ushqyer, të cilat shprehi pa dyshim do t’i ruaj gjate gjithë jetës.
Pedodonti në çdo vizitë duhet t’i kushtojë kohë edhe keshillave drejtuar pacientit fëmijë ose edhe prindit kur fëmiju është me i vogël. Shpesh herë më shumë zgjatë biseda me fëmijun se sa vet trajtimi stomatologjik, gjë që nganjëherë duket humbje kohe por në realitet është shumë më e dobishme se sa trajtimi stomatologjik i një dhëmbi. Me anë te këshillave dhe bisedave me fëmiun arrihet bashkëpunim i mirefillt dhe fitohet besimi te pedodonti, rrjedhimisht mbrohen gjithë dhëmbët dhe indet e tjera të gojës, ndërsa me një trajtim të shpejtë dhe qasje jo adekuate mund të shpëtohet një dhëmbë, por mund të rrezikohet shëndeti i dhëmbëve tjerë. Andaj, mënyra e vetme për të ndihmuar fëmijët për kujdesin dentar është durimi dhe qasja e pedodontit ndaj tyre duke u bazuar në njohuritë për karakteristikat sipas moshës dhe tipeve psikologjike të fëmijut.
Më tutje ajo tregoi shenjat dhe simptomat e problemeve stomatologjike që mund t’i hasim te fëmijët.
Shenjat dhe simptomet për problemet stomatologjike te fëmijët mund të shfaqen shumë herët. Janë disa faktorë rreziku të cilët na paralajmërojnë se fëmiju do të ketë probleme dentare. Një prej tyre është ushqyerja e fëmijut me ushqim artificial me biberon. Nese femiju nuk ushqehet me qumështin e gjirit ka rrezik te ketë karies cirkular, apo ndryshe njihet si “baby bottle caries” ose “early childhood caries” ; kariesi i shishes ose kariesi i fëmijerisë së hershme. Rreziku më i lartë është ushqyerja me biberon gjatë natës kur sekrecioni i pështymës është me i vogël dhe koha e mbajtjes së qumështit ose lëngut është më e gjatë me eksponim të dhëmbëve ndaj shkaktarëve të kariesit. Gjithashtu mbajtja e biberonit me shishe dhe ‘cucllës mashtruese’ mund të ndikojë edhe në anomali ortodontike në të ardhmen. Te fëmijët më te rritur faktorë rreziku është përdorimi i shpeshtë i karbohidrateve si dhe mungesa e mbajtjes së higjienës orale.
Dr, Aida tregoi se pedodontia ka rol kyç në parandalimin e sëmundjeve orale te fëmijët, duke identifikuar faktorët e rrezikut dhe ofruar kujdes mjekësor herët.
Roli i Pedodontit qëndron fillimisht në marrjen e masave parandaluese duke ndikuar kështu në mirëmbajtjen e shëndetit oral i cili reflekton edhe në shëndetin e përgjithshëm. Pedodoncia si stomatologji e fëmijëve përfshinë edhe stomatologjinë preventive e cila ka të bëjë me parandalimin e patologjive në kavitetin oral, veçanërisht kariesin dhe gingivitin – semundjet e misherave të dhëmbit. Cdo sëmundje mund të parandalohet nëse identifikohen faktorët e rrezikut, dhe këtë mund ta bëjë pedodonti për sëmundjet orale në fëmijërinë e herëshme.
Roli i tij gjithashtu qëndron edhe në motivimin e fëmijut për kujdes të shendetit oral dhe kjo arrihet jo vetëm me qasjen adekuate të tij por edhe përmes ambientit të ordinancës stomatologjike. Ordinanca stomatologjike për fëmijë duhet të ketë fotografi ilustrative për pastrim të dhëmbëve me personazhe të admiruara nga fëmijët, fotografi me produkte ushqimore të dëmshme dhe të shëndetshme, etj. Gjatë trjtimit stomatologjik të femijeve, Pedodonti nuk fokusohet vetëm në dhëmbin që duhet të mjekohet, por merr në konsideratë edhe shumë faktorë tjerë që ndikojnë në shëndetin oral.
Dr. Aida ndau me edhe praktikat më të mira për higjienën orale tek fëmijët.
Për një higjienë më të mirë orale ka rëndësi shpeshtësia-frekuenca e pastrimit të dhëmbëve, kohëzgjatja, mënyra e pastrimit si dhe përzgjedhja e brushës së dhëmbëve dhe pastave të dhëmbëve. Preferohet pastrimi i dhëmbeve se paku dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje me pasta te cilat përmbajnë fluor. Higjiena orale duhet te filloje qysh me daljen e dhëmbit të parë, madje nënat duhet të këshillohen që edhe më herët të kujdesen për higjienën orale të foshnjës duke përdorur gaza të zbutura me qaj kamomile. Në fillim sasia e pastës duhet të jetë shumë e vogël për shkak të pamundësisë për shpërlarje të gojës. Mënyra apo teknika e preferuar për pastrim te fëmijët me denticion të qumështit është ajo horizontale për shkak se mund të aplikohet më lehtë dhe kurorat e dhëmbëve të qumështit janë më të vogla. Te fëmijët më të rritur të cilët më lehtë kuptojnë, preferohet metoda e kombinuar, vertikale (nga lartë poshtë) si dhe horizontale për sipërfaqet kafshuese të dhëmbëve. Me qëllim të motivimit të fëmiut për pastrim të dhëmbëve është mirë që brusha të zgjedhet me ngjyrën e preferuar.
Sipas saj, largimi i ankthit dhe frikës te femijët ndaj stomatologut është një sfidë e rëndësishme. Mjeku dhe prindi luajnë një rol kyç në këtë proces. Prania e mjekut pediatër dhe një qasje graduale në trajtim mund të ndihmojnë në ndërtimin e besimit. Komunikimi i qartë dhe i kuptueshëm me fëmijën, si dhe përdorimi i teknikave të specializuara, janë mënyra efektive për të zbutur frikën. Vizitat grupore dhe respektimi i kohës dhe durimit të fëmijës janë gjithashtu përcaktues në procesin e kujdesit stomatologjik.
Ankthi apo frika e fëmijut te stomatologu është një dukuri e zakonshme dhe e pashmangëshme. Largimi i frikës mund të arrihet nga bashkëpunimi i mjekut në rradhë të parë me prindin e pastaj edhe me fëmiun. Sjellja e fëmiut në ordinancën stomatologjike varet shumë edhe nga përvojat e mëhershme te mjeku pediatër. Shpesh herë edhe pervojat jo të mira të familjarëve kur diskutohen para fëmiut mund të ndikojnë negativisht. Largimi i frikës te femijët mund të arrihet në menyra të ndryshme dhe jo te te gjithë pacientët njejte. Ne seancën e parë nuk duhet të mirret asnjë trajtim që përcillet me dhimbje, perveq në rastet urgjente kur ka dhimbje. Pra, duhet te fillohet vetem me aplikim të masave parandaluese të kariesit siç jane fluorizimi i dhëmbëve ose vulosja e dhëmbëve. Pastaj në seancën e rradhës fillohet gradualisht me trajtime sa më pak të dhimbshme, dmth vlen parimi “prej te thjeshtës kah e ndërlikuara”. Pedodonti duhet te flet me gjuhen e kuptueshme dhe jo me terminologji mjekesore dhe nuk duhet të mashtrohet fëmiu, por duhet njoftuar me çdo procedurë që do të aplikohet, në të kundërtën do të humbë besimi. Eshtë mirë të respektohet termini për femiun qe të mos humbet durimi. Ka edhe shume menyra tjera te largimit te frikës të cilat praktikohen në kuadër të specializimit të Pedodoncise. Një mënyrë e përshtatshme është edhe vizita grupore e fëmijëve moshatarë, e cila është treguar shumë efektive në largimine frikës. Problem me i madh shfaqet te femijet qe nuk jane frikacak por kokëfortë dhe në asnjë mënyrë nuk dëshirojnë t’i binden mjekut.
Doktoresha tregoi edhe sfidat kryesore në kujdesin stomatologjik të fëmijëve.
Në kujdesin stomatologjik të fëmijëve ka sfida të natyrës së ndryshme. Në rradhë të parë sfidë është të arrihet bashkëpunimi me fëmiun ku mund të ndihmojë shumë edhe vet prindi, që të realizohet trajtimi. Në mungesë të bashkëpunimit edhe suksesi i trajtimit do të jetë me i vogël. Deri sa pacienti i rritur kupton nevojën e trajtimit, fëmiu nuk mund ta kuptoj dhe refuzon. Nga ana tjetër vet karakteristikat e dhëmbëve te qumështit dhe dhëmbëve të rinjë permanent e bëjnë edhe punën më të vështirë. Gjithashtu edhe komplikimet e kariesit të patrajtuar janë me të shpejta. Këtë e bënë edhe më të vështirë mungesa e edukatës shëndetësore dhe mendimi se “dhëmbët e qumështit nuk mjekohen sepse ndërrohen”, duke anashkaluar faktin se pasojat mund të përcillen edhe në shëndetin e përgjithshëm.
Një sfidë tjetër në praktikën e përditshme është edhe trajtimi i fëmijëve me nevoja të veçanta dhe sëmundje tjera kronike. Pedodonti duhet të ketë njohuri të gjëra lidhur me manifestimet orale që mund të paraqiten si pasojë e sëmundjes së përgjithshme dhe nuk jane raste te rralla kur diagnostikohen nga pedodonti për shkak të ndryshimeve të para në kavitetin oral. Gjithashtu duhet të ketë edhe njohuri për disa specifika në ofrimin e shërbimeve stomatologjike për këta pacientë. Shume trajtime stomatologjike te fëmijët me nevoja të veçanta dhe sëmundje kronike nevoitet përgaditje paraprake në mënyrë që të mos kompromitohet shëndeti i përgjithshem. Per ti ikur ketij rreziku është me rëndësi të merren të dhëna të sakta anamnestike ose edhe konsultim specialistik me pediatrin.
Në fund ajo ndau me ne edhe rekomandimt për prindërit në lidhje me dieta dhe ushqimi për një shëndet optimal stomatologjik tek fëmijët.
Fillimisht rekomandohet që vizita e parë stomatologjike të jetë brenda vitit të parë të jetës. Qysh në vizitën e parë prindi merr këshillat për mënyrën adekuate të ushqyerjes së femiut si dhe mirëmbajtjen e higjienës orale. Femiu duhet të ushqehet me ushqim natyral dhe pas vitit të parë preferohet të merr ushqim me luge, jo me biberon. Të mos konsumoj shumë sheqerna dhe karbohidrate dhe te filloj me pastrimin e dhembeve me brushe. Te konsumoj me shume ushqim te forte, peme dhe perime, si dhe produkte të qumështit.
Vizita stomatologjike nëse nuk bëhet brenda vitit te parë te jetës, të jetë se paku vizitë kontrolluese, jo kur fëmiu të ketë dhimbje. Nëse për herë të parë duhet te ndalet dhimbja te fëmija, atëherë kjo do të jetë pervojë e keqe për të dhe nuk do ta pranojë vizitën tjetër. Nga mosha tre vjeqare preferohet fluorizimi i dhëmbëve te stomatologu që është një metodë parandaluese dhe pa dhimbje dhe i mbron dhëmbët nga kariesi. Nëse prindi të fëmija i vogël vëren një njollë të bardhë në qafën e dhëmbit, duhet të lajmërohet te stomatologu sepse ajo është shenjë fillestare e kariesit cirkular dhe mund të ndërprehet me aplikim të fluorizimit për t’i mbajtur dhëmbët sa më gjatë. Nxjerrja e parakohëshme e dhëmbëve të qumështit ngreh pas vete pasoja që mund të paraqiten edhe te dhëmbët e përhershëm me çrregullim në dalje, ngecje të zhvillimit të nofullave si dhe probleme të përgjithëshme për shkak të vështirësive gjatë ushqyerjes.
Në moshën 6-vjeqare erupton-del dhëmballa e parë e përhershme dhe shpesh prindërit mendojnë se ai dhëmbë do të ndërrohet ngase nuk e zavendëson asnjë dhëmbë të qumështit. Në këtë moshë rekomandohet vulosja e fisurave te dhemballave që gjithashtu është trajtim pa dhimbje dhe ka për qëllim mbrojtjen e tyre nga kariesi. Kariesi në dhëmbët e qumështit si dhe në dhëmballat e para te përhershme ka nje ecuri të shpejtë, dhe kur fillojnë ankesat në dhimbje suksesi i terapisë do të jetë i vogël. Si përfundim, rekomandimi për prindërit është që vizitat stomatologjike të fëmiut të jenë të shpeshta (çdo 3-4 muaj) që çdo lezion i mundshëm karioz të diagnostikohet me kohë,- përfundoi ajo.
/Gazeta Shneta/