Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës – Dr. Dëfrim Koçinaj: Apendiciti tek fëmijët, shkaktarët dhe trajtim i tij

Mjeku i javës 24/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këtë javë në rubrikën “Mjeku i Javës” prezantojmë doktor Dëfrim Koçinaj – Specialist i Kirurgjisë së Fëmijëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Dr. Dëfrimi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2002.

Në vitin 2003 filloi specializimin në Kirurgjinë Pediatrike, në QKUK në Prishtinë dhe e përfundoi në vitin 2009. Një pjesë të konsiderueshme të specializimit, mbaroi jashtë shtetit në Zagreb dhe Tiranë.

Prej vitit 2010 punon si kirurg pediatrik në Qkuk, në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike dhe ushtron detyrën e Shefit të Sallave pranë kësaj klinike. Është njohës i mirë i Ultrasonografisë në sferën e Kirurgjisë Pediatrike, duke kryer disa kurse të avancuara për këtë qëllim.

Dr. Koçinaj është doktorant në Universitetin e Shkupit, në Mjekësinë Klinike, si dhe asistent i jashtëm në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë.

Me doktor Koçinaj kemi folur për Apendicitin (zorra qorre) tek fëmijët, i cili na tregon se është pezmatimi i apendiksit (zorrës qorre), i cili është një organ i vogël tubular, me bazë në pjesën fillestare të zorrë së trashë.

Kjo gjendje sipas Koçinaj është urgjenca më e shpeshtë kirurgjikale në moshën pediatrike.

Apendiciti diagnostikohet nga 1% deri në 8% të fëmijëve të cilët paraqiten me dhimbje të barkut në Njësinë e Emergjencës Pediatrike.

• Cilat janë shkaqet kryesore që e shkaktojnë apendicitin?

Koçinaj thotë se nuk ka një shkaktar të caktuar, por shpesh bllokimi i lumenit (kanalit) të apendiksit nga “fekaliti” është shkaku i pezmatimit të tij. Përdorimi i dietave të pasura me karbohidrate dhe të varfëra me fibra, akuzohen për shtimin e rasteve me Apendicit, sepse dietat me fibra përshpejtojnë lëvizjen e fecesit dhe kontribuojnë në mosformimin e fekalitit. Është parë një paraqitje sezonale e Appendicitit, me rreth 11% raste më shumë gjatë sezonës maj-Ggusht, në raport me sezonën Nëntor-Shkurt, për shkak të infeksioneve më të shpeshta të zorrëve gjatë periudhës së verës.

• Simptomat dhe trajtimit i tij?

Në mënyrë tipike simptomat e parë është dhimbja jospecifike e cila fillon në pjesën e sipërme të barkut dhe përreth kërthizës dhe e cila migron në kuadratin e poshtëm të djathtë të barkut. Kjo dhimbje është e vazhdueshme dhe gjatë lëvizjeve ose në prekje të murit të barkut shtohet. Dhimbja shpesh shoqërohet me të vjella, me temperaturë dhe me humbje oreksi. Në analizat laboratorike kemi rritje të leukociteve dhe të PCR që nënkupton infeksion bakterial, ndërsa në praktikën e sotme “standard i artë” është përdorimi i Ultratingulit për vendosjen e diagnozës së saktë, ku vërehet enjtje e apendiksit. Trajtimi i Apendicitit akut është kirurgjikal dhe mund të realizohet me metodë klasike, pra me hapje të murit të barkut, apo me kirurgji minimale invasive, pra me laparoskop.

• Cilat janë metodat e largimit të tij përpos ndërhyrjes kirurgjike?

Metodë e zgjedhur është kirurgjia (klasike ose laparoskopike), por viteve të fundit ka të dhëna për trajtimin konservativ të disa rasteve, nëse pacienti paraqitet në spital në fazën e hershme të sëmundjes dhe nëse nuk kemi prani të fekalitit në lumenin e apendiksit. Këto raste poashtu hospitalizohen dhe përcillen në dinamike, për arritjen e një vendimi sa më të drejtë për pacientin.

• A mund të parandalohet apendiciti?

Në të shumtën e rasteve jo, por ngritja e vetëdijes së popullatës për mënyrën e shëndetshme të ushqyerjes, pra dieta e pasur me fibra, mund të kontribuoj në zvogëlimin e rasteve që paraqiten me apendicit. Por, diagnostikimi i hershëm i apendicititit parandalon perforimin e tij, krijimin e abscesit dhe komplikimeve tjera postoperative, duke ulur shkallën e morbiditetit dhe mortalitetit në përgjithësi tek kjo sëmundje.

Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, pranë QKUK, trajtohen rreth 400 raste të apendicitit çdo vit.

QKUK si i vetmi shërbim terciar në Republikën tonë, tash e disa dekada i trajton të gjitha rastet e gjendjeve urgjente kirurgjikale tek fëmijët, por që 5 vitet e fundit në raste të caktuara trajtimi i Apendicitit akut mund të realizohet dhe me metodat e kirurgjisë minimale invasive-laparoskop.

Mbani mend: Mos e trajto asnjëherë fëmijën tënd me medikamente kundër dhimbjes, nëse ai ka dhimbje barku, pa konsultimin me mjekun më të afërm! Pse? Sepse maskimi i dhimbjes mund të jetë katastrofik në vonesën e diagnozës së sëmundjes, gjë që çon në rrezikimin e jetës së fëmijut, ose në zgjatjen e periudhës së shërimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak8 mënyra se si gjinjtë ndryshojnë gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Dismorfia e trupit në shtatzëni: Si të luftoni imazhin negativ të trupit

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.