Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës dr. Selajdin Boshnajku: Dy deformimet më të shpeshta të shputave të këmbëve të fëmijëve

Mjeku i javës 23/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rubrikën mjeku i javës kësaj radhe vjen ortopedi dr. Selajdin Boshnajku nga Spitali i Gjakovës, ku ka ndarë informata në lidhje me deformimet e shputave të këmbëve te fëmijët dhe shkaqet e tyre, si dhe trajtimin e përshtatur për këtë grup të veçantë pacientësh.

Dr. Selajdini, i cili ka kryer fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Prishtinë në vitin 1983 dhe ka specializuar në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë në vitin 1991, ka filluar karrierën e tij si specialist i Ortopedisë në Spitalin Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë që nga nëntori i vitit 1991, shkruan Gazeta Shneta.

Me pas, në muajin maj të vitit 1992, ai ka themeluar Repartin e Ortopedisë në këtë spital, duke u bërë ortopedi i parë në Gjakovë dhe duke shërbyer si shef i repartit ortopedik për një periudhë të gjatë.

Dr. Selajdini ka vënë theksin në deformimet e lindura të shputave te foshnjat, duke theksuar se disa prej tyre mund të identifikohen shumë herët në shtatzani përmes ekzaminimit me ultrasonografi që mund të kryhet që nga java e 13-të. Me avancimin e teknologjisë mjekësore dhe përdorimin e ultrasonografisë, mjekët mund të identifikojnë këto deformime që në fazat e hershme të shtatzanisë.

Deformitetet e shputave në përgjithësi ndahen në deformime të lindura dhe në deformime të fituara. Dy deformime të lindura të shputave që janë më të shpeshta dhe njëra menjëherë dallohet në momentin e lindjes(e tani me ekzaminimin me ultrasonografi mund të diagnostifikohet shumë herët nga java e 13-të e shtatzanisë,  kemi të bëjmë me Pes Equinovarus dhe Flexible pes planus, – tregoi ai.

Sipas dr. Selajdinit shkaqet e Pes Equinovarus janë të shumta dhe përfshijnë pozitën intrauterine të shputës së foshnjës, sasinë e zvogëluar të lëngut amniotik intrauterine, hapësirën e ngushtë intrauterine, trashëgiminë, faktorin gjenetik, obesitetin e nënës, amniocentezën dhe sëmundje përcjellëse si Myelomeningocela, Arthrogripoza, etj

Pes equinovarus është një deformim relativisht i shpeshtë, i cili lajmërohet më shpesh te meshkujt se sa te femrat. Lajmërohet në 0.5-2 raste në 1000 fëmijë të lindur, mund të jetë i njëanshëm apo i dyanshëm. Nga vetë emri mund të konkludojmë se ky deformitet i shputave i ka 4 elemente: Cavus,adductus, varus dhe équinus.

Shkaktarët janë të ndryshëm, dhe kryesorët janë si vijojnë:

-Pozita intrauterine e shputës së foshnjës.

-Sasia e zvogëluar e lëngut amniotik intrauterine.

-Hapësira e ngushtë intrauterine (Shtatzënia e parë,deformimet e ndryshme të mitrës së nënës, tumoret e ndryshme intrauterine)

-Trashëgimia

 -Faktori gjenetik

-Obesiteti i nënës

-Amniocenteza

-Disa sëmundje përcjellese siç janë :Myelomeningocela, Arthrogripoza,etj ,- bëri të ditur ai.

Pes equinovarus pas lindjes

Më tutje ortopedi ka treguar se trajtimi fillon menjëherë pas lindjes dhe përfshin një gamë të gjerë të hapa efikas. Në rastet më të lehta, ushtrime fizioterapeutike të përditshme dhe bandazhimi me leukoplast ose ortopetë modifikuese mund të sjellin shërim të plotë në rreth 2-3 muaj.

Për rastet më të rënda, fillon me imobilizim me alqi mbi gju menjëherë pas lindjes dhe kjo procedurë mund të përsëritet 1-2 herë në javë për 6 deri në 8 javë. Tek rastet më të lehta shërimi është më i lehtë dhe më i shpejtë dhe zakonisht rreth 2-3 muaj mund të vijë tek shërim i plotë.

Zakonisht fillohet me ushtrime fizioterapeutike të përditshme dhe bandazhimi me leukoplast ose ortope modifikuese. Tek rastet e rënda fillohet me imobilizim me alqi mbi gju menjherë ditët e para pas lindjes dhe i njëjti duhet të ndërrohet 1-2 herë në javë , për 6 deri në 8 javë. Pasi të arrihet pozita gati e korigjuar (përveç equinusit), bëhet një ndërhyrje e vogël operative miniinvazive, ku bëjmë prerjen e tetivës së Akilit në mënyrë perkutane me anestezion lokal,(që quhet Tenotomi perkutane) dhe vendoset shputa në alqi mbi gju peë 2 muaj pa pasë nevojë të ndërrohet alqia.

2 muaj pas operimit dhe qëndrimit në alqi, pozita dhe forma e shputës vlerësohet , dhe pastaj  varësisht nga rasti do vendosë mjeku Ortoped a do të ketë nevojë për vazhdim të imobilizimit apo do të vendoset për ndonjë ortozë (këpucë korrektive, Denis Broën aparatin) derisa të fillojë të ecën fëmija. Në varshmëri të shkallës së deformimit duhet vazhduar me këpucë korektive ortopedike edhe për disa muaj-vite derisa të bindet mjeku që shputa nuk do të  ketë mundësi të rikthimit në deformim. Kjo metodë revolucionare e operimit sipas ortopedit të famshëm, Ponseti, ka arritur të mënjanojë operimet e mëparshme shumë të rënda dhe të vështira të këtij deformiteti e që vitet e fundit arrihen me një ndërhyrje të vogël operative dhe me një sukses shumë të madh gati 100% në rastet kur fillohet trajtimi menjëherë pas lindjes dhe ndiqen të gjithë hapat e propozuar nga ana e autorit Ponseti.

Nëse ky deformim zgjidhet me kohë dhe si duhet atëherë edhe nga ana estetike ashtu edhe nga ana funksionale, fëmija do të jetë pa probleme, por nëse nuk zgjidhet me kohë dhe si duhet, atëherë do të  ketë nevojë edhe për ndërhyrje të tjera kirurgjike, mbajtje të këpucëve ortopedike një kohë të gjatë  mund të ketë vështirësi në të ecur dhe vështirësi në mbathjen e këpucëve normale, – ka treguar ortopedi.

Sipas dr. Selajdinit deformimet e shputave mund të jenë të lidhura me probleme të ndryshme intrauterine, veçanërisht kur nëna ka ndonjë deformim i cili mund të ndërhyhet kirurgjikisht nga gjinekologu përpara shtatzanisë. Deformiteti i shputave, që përfshin një përqendrim të lartë të popullatës (rreth 20-35%), mund të shkaktohet nga laksiteti i aparatit ligamentar dhe shpeshherë paraqitet me pozicion në valgus të shputës.

Ky deformitet nuk mund të parandalaohet për shkak se problemi është intrauterine (përveç në rastet kur nëna ka ndonjë deformim intrauterine, i cili mund të pengojë zhvillimin e foshnjës dhe lajmërimin e deformimit të shputës) për shkak të zvogëlimit të hapësirës intrauterine, e që këtë mund ta zgjidh gjinekologu me ndërhyrje kirurgjike pa ardhur akoma te shtatzania e nënës.

Shputa e rrafshët është një deformitet relativisht i shpeshtë (përafërsisht 20-35% e popullatës) me etiologji zakonisht të panjohur, e cila vjen si pasojë e laksitetit të aparatit ligamentare e që prezantohet me humbjen e harkut të brendshëm të shputës dhe një pozicion në valgus të pjesës së përparme dhe të pasme të vetë shputës, – vazhdoi më tutje ortopedi.

Pedes Plana Flexibile, një deformitet i shputës i njohur edhe si Shputa e Rrafshët Fleksibile. Diagnostikimi i kësaj gjendjeje kryhet përmes vëzhgimit klinik, duke u fokusuar në formën e shputës gjatë qëndrimit në këmbë të fëmijës. Në këtë rast, forma e shputës duket e rrafshët kur fëmija ngrihet dhe shkel në këmbë. Gjatë ecjes, shikimi te maja e gishtave mund të tregojë një korrigjim të harkut të brendshëm të shputës.

Pedes plana flexibile apo shputa e rrafshët fleksibile- Diagnostikimi bëhet nga aspekti klinik, duke e parë që gjatë qëndrimit në këmbë të fëmijës, forma e shputës është e rrafshët kur fëmija ngrihet dhe shkel në këmbë, kurse gjatë ecjes së fëmijët në maje të gishtave vjen deri te korrigjimi i harkut të brendshëm të shputës.

Shpeshtësia e lajmërimit te fëmijët është e panjohur, meqenëse një pjesë e madhe korrigjohet gjatë rritjes së fëmijës dhe ajo vazhdon të jetë prezente tek të rriturit në masën rreth 20%. Fillimisht tek një numër i madh i fëmijëve në momentin kur fillojnë të ecin kanë një sasi të madhe të indit dhjamor në pjesën plantare-shkelëse të shputës, por me kalimin e kohës te një numër i tyre vjen te resorbimi i pjesës së shtuar të dhjamit në këtë pjesë dhe përmirësimi i formës së shputës, – tregoi dr. Selajdini.

 

Më tutje ai tregoi edhe për klasifikimin dhe shkaqet e këtij deformimi.

-Pes planovalgus hypermobile-flexibile(më i shpeshti)

A, Është familjare e cila është e përcjellur me një hiperlaksicitet ligamentar të gjeneralizuare e që zakonisht është bilateral.

B Pes palnovalgus flexibile me tetiven e Akilit të shkurtuar

-.Pes palnovalgus rigjide & me synostoze (ngjitje) të kockave tarsale, ku nuk korigjohet forma e shputës kur fëmija shkel në maje të gishtave, për shkak të moslëvizjës së nyjës subtalare.

 Zakonisht fëmijët me deformitetin A dhe B nuk kanë simptomë, perveç pamjes estetike, dhe rrallë mund të kenë dhimbje në pjesën e poshtme të nëngjurit. Trajtohen në mënyrë konservative/pa operim dhe më rrallë në mënyrë kirurgjike.

 Kurse tek rastet rastet e pes planovalgus Rigide dhe me synostoze kanë nevojë për ndërhyje kirurgjike

Gjatë ekzaminimit klinik të femijës, shputa është e rrafshët dhe dallohet vetëm kur fëmija është në pozitë në këmbë duke ece, dhe korigjohet në momentin kur fëmija ec në majë të gishtave ose kur hiqet pesha nga shputa. Kur femija qëndron në pozitë të ulur vërehet se thembra është në pozitë të valgusit, dhe pjesa e përparme e shputës është në pozitë abkukcionit. Lëvizja në nyjën subtalare është pa dhimbje dhe forma e shputës korigjohet në pozitën kur fëmija qëndron në maje të gishtave ose qëndron në pozitë të ulur, si dhe të shiqohet a e ka tendini e Akilit të shtrënguar apo të shkurtuar.

Në raste të rralla ka nevojë për ekzaminim plotësues radiografik,(në rastet kur ka dhimbje të shputës, kur nuk ka lëvizje në nyjën subtalare, ku fillimisht kërkohet të bëhet radiogrtafi e shputës në pozitën AP dhe Profile oblique me qëndrim në këmbë, dhe në raste më të rralla akoma kur dyshojmë në koalicion/ngjitje të kockave tarsale, bëjme edhe MRI të shputës.

Në fund ortopedi tregoi edhe për mënyrën e trajtimit të këtij deforimimi.

Trajtimi jooperativ- Fillojmë me ushtrime, menjëherë me rastin e diagnostifikimit të shputës së rrafshët, bëjmë zgjatjen e tendineve të shkurtuara, shtojcave ortopedike të modifikuara, këpucëve ortopedike të modifikuara me ngritje nga të harkut të mbrendshme të shputës.

Trajtimi operativ- Zgjajta e tetivës së Akilit në rastet kur kemi shkurtim të tetivës së Akilit dhe dhimbje të shputës edhe pas ushtrimeve për zgjatjen e tetivës së Akilit.

Osteotomia zgjatëse e kalkaneusit (Evans) me ose pa osteotomy të kockës cuneiforme në rastet kur edhe pas shumë ushtrimeve pacienti ka dhimbje(shumë rrallë indikohet)

 Arthroereisis subtalare, në rastet kur edhe pas moshës 4-6 vjeqare dhe të gjitha masave të marra deri atëhere, fëmija vazhdon të ketë dhimbje, është metodë e cila preferohet më së shumti në rastet kur nuk arrihet korigjimi spontan ose konservative i cekur me lart. Është operim miniinvaziv dhe shumë efikas,- përfundoi ai.

Artikulli paraprakSekuestrohen pajisje kirurgjike në një autobus në pikën kufitare me Serbinë
Artikulli i rradhës Dy ilaçe të reja premtojnë uljen e kolesterolit

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.