Shumë qifte pyesin nëse seksi gjatë shtatzanisë është i sigurtë, sidomos gjatë tremujorit të parë dhe të tretë, dhe shpesh shqetësohen për dëmtimin e foshnjës. Por, në qoftëse keni një shtatzani të shëndetshme, është krejtësisht e sigurtë që të keni marrëdhënie seksuale derisa të keni shenjën e parë se jeni gati për lindje.
Seksi është i mirë për marrëdhënien tuaj dhe ndjenjën e mirëqenies tuaj si tani ashtu edhe kur dëshironi të bëheni nënë.
Mos u ndjeni nën presion. Shumë gra mendojnë se ndryshimet e tyre seksuale ndryshojnë gjatë shtatzanisë. Kjo mund të ndodhë për shkak të ndryshimit të emocioneve, efekteve anësore të shtatzanisë. Nga lodhja e tepërt gjatë ditës, shpesh herë do të dëshironi të keni gjumë të mirë se sa seks të mirë.
Qështja kryesore është të vazhdoni të komunikoni me partnerin tuaj dhe të gjeni një mënyrë të mirë për të qëndruar afër dhe të ndiheni të lumtur si qift.
Ju nuk do ta dëmtoni fëmijën tuaj duke bërë seks dhe i vogli juaj nuk do ta dijë se çfarë po ndodhë. Qafa amniotike dhe muskujt e fortë të mitrës tuaj do të mbrojnë fëmijën tuaj, ndërsa spina e trashë e mukusit ndihmon në mbrojtjen kundër infeksionit.
Nëse përjetoni orgazmë mund të ndjeni disa kontraktime të bura në barkun tuaj, por kjo është e zakonshme. Ato do të kalojnë në qoftëse ju pushoni për disa minuta, nëse vazhdojnë ose keni gjakderdhje pas seksit vizitojeni gjinekologun./GazetaShneta/