Edhe pse është e mundur të mbetesh shtatzënë në ditët e para të ciklit tuaj menstrual, përsëri shanset janë shumë të vogla.
Ju mund të mbeteni shtatzënë brenda vetëm një periudhe të shkurtë brenda muajit, kohë që përfshin prej pesë deri në gjashtë ditë në muaj, transmeton GazetaShneta.
Kur këto ditë pjellore të ndodhin në të vërtetë, varet kur ovuloni ose lëshoni vezët tuaja.
Ovulacioni zakonisht ndodh në mes të ciklit tuaj menstrual – rreth dy javë para periudhës suaj – por jo cikli i të gjithëve është i rregullt, përcjellë “Health Line”.
Edhe për ato femra që kanë një cikël të rregullt, është e mundur që ovulimi të ndodhë më herët ose më vonë. Kjo mund të zhvendos dritaren pjellore për disa ditë në një muaj të caktuar.
Me fjalë të tjera, është e vështirë të përcaktoni një kohë në ciklin tuaj, ku mund të garantoni 100 për qind që ju do ose nuk do të mbeteni shtatzënë.
Nëse jeni duke u përpjekur për të parandaluar shtatzëninë ose duke u përpjekur të ngeleni me barrë, gjithmonë është mirë të flisni për këtë me një mjek ose një specialist tjetër shëndetësor.
Ata mund t’ju ndihmojnë të mësoni më shumë rreth ciklit tuaj dhe të diskutoni mundësitë tuaja për të ecur përpara. Kjo mund të përfshijë kontrollin e lindjeve, ndërgjegjësimin e fertilitetit ose planifikimin familjar. /GazetaShneta/