Murgesha italiane lind djalë, pa e ditur se ishte shtatzënë

2017-05-04 në ora 20:28

Një murgeshë në Itali i ka habitur të gjithë pasi lindi një djalë, disa ditë pasi ishte ankuar për dhembje barku.

Gruaja, e cila i përkiste një urdhri në Macerata, tha se nuk e dinte që ishte shtatzënë dhe se në spital kishte shkuar pasi kishte dhembje të forta stomaku.

Murgesha me origjinë nga Amerika e Jugut kishte mbërritur në manastir në muajin qershor.

Kjo nuk është hera e parë që një murgeshë lind papritur. Vitin e kaluar, një murgeshë 31-vjeçare nga El Salvadori lindi një djalë të cilit i vuri emrin Papa Françesk.