Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Biznesmenët shqiptarë dorëzuan sot 15 mijë kite për ekstrahimin e testeve për Covid-19

Lajme 11/06/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pranuar sot një donacion prej rreth 15 kite për ekstrahimin e testeve për diagnostikimin e Covid-19.

Zemaj ka deklaruar se kontributi i donatorëve është përkrahje e madhe për luftimin e pandemisë Covid-19 ndërsa falënderoi profesionistët shëndetësor për kontributin e tyre në luftën kundër sfide të shëndetit publik në Kosovë.

Këto kite janë dorëzuar nga biznesmenët shqiptarë që veprojnë në Gjermani, Lazim Destani (Ecolog), Remzi Ejupi (Eurokoha) dhe Nazim Viqa (AËR Abbruch). Kitet për teste të Covid-19 (innuPREP Virus TS RNA kit), do të ndihmojnë procesin e testimeve kundër virusit Corona në Kosovë

Prej këtyre kiteve për testime, 12 mijë do të jenë për Kosovën, 2 mijë për Maqedoni dhe 1 mijë për Preshevën.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ambasadorit i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt.

“Sot kam kënaqësinë që e pranojmë një donacion të nevojshëm për qytetarët e Kosovës dhe përgjatë kësaj kohe, falënderimi shkon për heronjtë dhe profesionistët për punën në luftimin e pandemisë”, ka thënë Zemaj.

Ambasadori Heldt tha se donacioni i sotëm është një kontribut i diasporës në Gjermani, derisa përgëzoi institucionet, punonjësit shëndetësor në Kosovë dhe qytetarët për bashkëpunimin në parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Lasim Destani, Remzi Ejupi e Nazim Viqa thanë se janë të lumtur që mund të ndihmojë me kontributin e tyre dhe të diasporës dhe theksuan se iniciativa e tyre ishte ndërmarrë që në fillim të pandemisë, porse kërkesat në tregun ndërkombëtare ishin shumë të mëdha për të siguruar materiale për testim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë mes të polemikave globale, Greqia ecën përpara me ilaçin klorokine
Artikulli i rradhës BE thotë se Kina gjendet pas ‘valës së madhe’ të dezinformimit me Covid-19

Ju sugjerojmë

QKUK hap konkurs për 30 pozita të kryeinfermierëve dhe kryelaborantëve

15/06/2026 Lajme

Vdes një person në QKUK pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore në Aeroportin “Adem Jashari”

15/06/2026 Lajme

Shërbimet e hemodializës zhvendosen përkohësisht nga QKUK për shkak të renovimeve

15/06/2026 Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë deri në 29°C

15/06/2026 Lajme

Pas 41 vitesh në shërbim të pacientëve, pensionohet urologu Nexhat Shabani

14/06/2026 Lajme

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes gruaja, burri i saj në gjendje të rëndë

14/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.