Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa kohë ju nevojitet për të ngjizur shtatzëninë e dëshiruar, zbulon studimi i fundit

Femina 31/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Koha që duhet për të mbetur shtatzënë ndryshon shumë midis çifteve. Nëse dikush ka ndaluar përdorimin e kontraceptivëve, hulumtimet sugjerojnë se koha për shtatzëni është midis dy dhe tre cikleve menstruale. Sidoqoftë, rreth 90% e grave do të mund të mbesin shtatzënë brenda një viti.

Kjo statistikë vjen nga një studim i vitit 2019 që përfshiu 2,874 njerëz duke përdorur një aplikacion për të monitoruar fertilitetin e çifteve, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Pjesëmarrësit ishin kryesisht nga Suedia, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara. Si rezultat, gjetjet mund të mos pasqyrojnë saktësisht popullsinë globale.

Sipas një studimi të vjetër në British Medical Journal (BMJ), rreth 30% e çifteve që përpiqen të konceptojnë do të mbeten shtatzënë brenda muajit të parë dhe rreth 90% do ta bëjnë këtë brenda vitit të parë.

Sipas studimit në revistën BMJ, shumica e çifteve konceptojnë brenda 1-2 viteve. Ndër të tjera u zbulua se:

– 30% e çifteve që përpiqen të mbeten shtatzënë e bënë këtë në muajin e parë;

– 75% e çifteve u ngjizën brenda 6 muajve;

– 90% e çifteve u ngjizën brenda 1 viti;

– 95% e çifteve u ngjizën brenda 2 viteve;

Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Si të rritni shanset e konceptimit të shtatzënisë:

– mbajtja dhe menaxhimi i peshës;

– ndjekja e ciklit menstrual, përfshirë ovulimin;

– ndërrimi i barnave që mund të shkaktojnë një numër të ulët të spermatozoideve;

– ngrënia e një diete të pasur me lëndë ushqyese;

– shmangia e pirjes së duhanit si dhe

– shmangia e nxehtësisë, kimikateve ose aktiviteteve të tjera që mund të zvogëlojnë numrin e spermatozoideve. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakEkspertët: Varianti COVID nuk shkakton infeksione të theksuara në njerëzit e vaksinuar
Artikulli i rradhës Në tremujorin e dytë të shtatzënisë kjo gjendje mund të sjellë shqetësime tek nëna dhe foshnja

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.