Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna kujdes, fëmija ju dëgjon çdo gjë që bëni gjatë shtatëzanisë

Jetë 12/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënat çdo herë përpiqen që tu dhurojnë fëmijëve të tyre më të mirën, gjithë mbështetjen dhe dashurinë, qysh prej atij momenti kur e din se fëmija është duke ardhur në jetë.

Por, a besoni se leximi i librave në shtatëzani vërtetë ndikon tek fëmija juaj, a mund ata ta dëgjojnë zërin tuaj, nëse nuk besoni atëherë ja ku ju themi, ata vërtetë dëgjojnë gjithçka, transmeton Gazeta Shneta.

Ndërsa foshnjat përjetojnë një formë të thjeshtë të mësuarit, ndërsa në mitër, disa ekspertë thonë se nuk ka dëshmi se ata mbajnë atë që kanë mësuar shumë kohë. Megjithatë, gjatë muajve të parë të jetës së tyre, ata i njohin disa gjëra dhe janë të vëmendshëm ndaj tyre, sepse janë gjëra  të njohura për ta! A doni të dini se çfarë mësojnë foshnjat në mitër dhe e njohin? Lexo më tutje!

Çfarë mësojnë ata?

Në barkun e nënës, foshnjat vijnë për herë të parë në kontakt me tingujt dhe shijet. Ata mund t’i njohin këto gjëra edhe pas lindjes, prandaj edhe komunikimi me foshnjën gjatë shtatzënisë është shumë e rëndësishme për të forcuar lidhjet ndërmjet nënës dhe fëmijës, si dhe midis babait dhe fëmijës.

Duke folur me fëmijën tuaj ndërsa jeni shtatzënë, sidomos nëse e bëni këtë shpesh, do të jetë më e dobishme për juve pasi fëmija juaj do ta njohë zërin edhe pas lindjes. Njohja e zërave të njohur të dëgjuar në mitër do të ndihmojë gjithashtu në qetësimin e tyre.

Tingujt nuk janë të vetmet gjëra që do të mësojnë të njohin! Ata gjithashtu do të mësojnë shijen e ushqimit që hani. Ekspertët theksojnë rëndësinë e ngrënies së një shumëllojshmërie ushqimesh gjatë shtatzënisë, në mënyrë që fëmija juaj të ketë më shumë gjasa të shijojë (ose të paktën të tolerojë) një shumëllojshmëri ushqimesh pasi të ketë lindur. Fakti interesant është po ashtu se ushqimi që ju hani mund të jetë një prej ushqimeve të tij të preferuara.

Si i ndihmoni ata të mësojnë?

Nuk ka asnjë garanci se stimulimi i fëmijës suaj me muzikë ose libra do t’i bëjë ata më të mençur, por kjo do të ndihmojë në përgatitjen e tyre për botën e jashtme. Për më tepër, nuk ka dëshmi se dëgjim i muzikës të Mozartit lidhet me inteligjencën e një fëmije, prandaj mos u shqetësoni. Dëgjoni çfarë të doni!

Ajo që ne dimë për një fakt është se momentet e relaksimit me muzikën, zërin tënd kur flet ose lexon një libër dhe shumëllojshmërinë e ushqimeve që hani, janë të nevojshme që fëmija juaj të përjetojë gjëra të reja në mitër dhe do të përgatisë atë  për t’u përballur më mirë me botën e jashtme kur të vijë koha. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNuk e dini përse bebja juaj qan, aëtëherë ky është telefoni që ju tregon
Artikulli i rradhës Kur ta mësoni këtë marrëdhënia juaj seksuale do të jetë perfekte

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.