Një nënë, foshnja e së cilës ka lindur me cista që mbulojnë gjysmën e pjesës së poshtme të fytyrës së tij, ka dëshirë të madhe ta dëgjojë foshnjën e saj të lëshojë zë. Cistat përreth fytyrës po ia pamundësojnë kësaj foshnje të qajë.
Victoria Silvestri, 27 vjeç, zbuloi se djali i saj, tani tre muaj, po vuante nga higroma cistike, e gjatë një ultrazëri kur ishte shtatzënë në javën e 18-të, transmeton Gazeta Shneta.
Pas ardhjes në jetë, i porsalinduri u dërgua për në kujdesin intensiv në spitalin e fëmijëve Nicklaus, Florida, ku ai ka mbetur për gjithë jetën e tij të shkurtër.
Djaloshi veç trajtimit intensiv, iu nënshtrua edhe një operacioni shtatë-orësh, që mundësonte largimin e indeve të vdekura nga fytyra e tij.
Edhe pse djaloshi do duhet të përballet me shumë procedura para se ai të jetë i aftë dhe i shëndetshëm, prindërit e tij shpresojnë se do të jetë mjaft mirë që ai të lëshohet nga spitali për në shtëpi muajin e ardhshëm./Gazeta Shneta/