Të gjitha nënat këshillohen që të kryejnë një lindje normale nëse kanë mundësi, pra që kjo të mos ishte një zgjidhje parësore. Nëse do të keni nevojë për lindje me operacion do t’jua këshillojë mjeku, dhe sigurisht ka edhe efektet negative.
Sipas studimeve të fundit
Sipas disa studimeve lindja me operacion do të ndikojë edhe në shëndetin e fëmijës, duke përfshirë mundësi më të larta për të zhvilluar astmë, alergji dhe diabet. Ndërsa tashmë janë kryer 9 studime të ndryshme të cilat e lidhin lindjen me operacion me rrezikun e fëmijës për të qënë mbipeshe e madje edhe obez në moshë madhor. Megjithatë lindja me operacion nuk duhet të konsiderohet si një nga shkaqet e obezitetit.
Studimi u krye në 200000 persona dhe u zbulua se:
- Personat e lindur me operacion do të jetë 50% më të rrezikuar për të qënë obezë krahasuar me ata të lindur në mënyrë vaginale;
- Obeziteti fëmijënor do të ishte në shkallë më të lartë me rreth 40% krahasuar me ata të lindur në mënyrë natyrale.
- Ende nuk dihen arsyet se përse kjo lindje ndikon në shtimin në peshë, por nuk duhet neglizhuar si fakt. Pra lindjet me operacion të zgjedhura nga nëna duhet të evitohen, kështu këshillon edhe doktor Jianmeng Liu, pjesë e stafit të studiuesve si edhe profesor në Universitetin “Health science center” që ndodhet në Kinë.
Liu mendon se si shkaqe do të jenë:
- Operacioni mundëson uljen e përqëndrimit të hormonit që ka lidhje me rregullimin e peshës dhe që ndodhet në kordonin ombelikal;
- Fëmijët që lindin në mënyrë vaginale janë më të ekspozuar ndaj bakterieve dhe për pasojë do të menaxhojnë më mirë ushqimin./pernenat.al/