Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëse e ushqeni fëmijën me shishe, ky është pozicioni i duhur

Këshilla për shtatzëna 18/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ju do t’i mësoni shumë shpejt veprimet e duhura dhe pozicionin e përshtatshëm për të ushqyer foshnjën me biberon. Thelbësore është që të ndiheni mirë si foshnja ashtu edhe ju, për më tepër që gjatë muajit të parë ajo ushqehet rreth 6 herë në ditë.

Ja cila është mënyra më e mirë për ta ushqyer fëmijën me biberon

  1. Qëndrimi i duhur

Uluni në mënyrë të rehatshme: në një kolltuk, në një divan… dhe qetësisht. Merreni dhe mbajeni foshnjën mbi gjunjë, më pas mbështeteni në pjesën ku përthyhet parakrahu, në pozicion gjysmëndenjur, as shumë të shtrirë, as shumë ngritur. Ju mund të përdorni edhe një jastëk për të mbështetur krahun tuaj (ose një mbështetëse). Kujdes, mos harroni të ndërroni krahun herë pas here, në mënyrë që të mos ju mpihet.

  1. Futja e biberonit në gojë

Afrojeni biberonin në drejtim të foshnjës. Nëse nuk e hap gojën vetë, përkëdhelni buzët e saj me majën e biberonit. Bëni kujdes që koka e biberonit të jetë gjithmonë e mbushur me qumësht, për të shmangur thithjen e tepërt të ajrit. Gjithashtu, kujdesuni që hunda e foshnjës të mos jetë e bllokuar dhe që ajo të marrë frymë lirisht. Kur foshnja thith, do të vini re krijimin e disa flluskave brenda biberonit. Nëse ajo ndalon së piri, ndihmojeni që të gromësijë. Nëse fëmija thith por qumështi nuk rrjedh, çlirojeni pak unazën shtrënguese të biberonit sa të marrë pak ajër. Nëse foshnja pi me rrëmbim, ndryshoni shpejtësinë e kokës së biberonit (e merrni me fluks më të vogël, pra me më pak vrima) .

Me binjakë

Binjakët kërkojnë shumë më tepër organizim. Këshillohet që ata të ushqehen sipas një orari të rregullt, në mënyrë që edhe nënës t’i krijohet mundësia për pak qetësi. Por kjo gjë nuk është gjithmonë praktike sepse duhen pasur parasysh edhe ritmet natyrore të foshnjave

Cila është sasia e duhur e qumështit?

Pas daljes nga materniteti, në përgjithësi, një foshnjë pi në ditë 6-7 biberonë me nga 60 ml qumësht secili (njërin nga të cilët, gjatë natës). Më pas, biberonët kalojnë në sasinë 90 ml, për të arritur afërsisht në 120 ml, në fund të muajit të parë. Këto doza janë të përafërta dhe duhet të përshtaten me oreksin dhe me ritmet e rritjes së foshnjës. Gjithashtu, nuk duhet ta detyroni foshnjën ta përfundojë të gjithë sasinë e qumështit të biberonit nëse ajo nuk do më./Pernenat.al/

Artikulli paraprakAkti heroik që ka bërë ky djalosh për nënën e tij, do t’iu befasojë!
Artikulli i rradhës Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, ky fëmijë kurrë nuk rreshti së qeshuri!

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.