Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një listë e plotë e simptomave të përgjithshme të një shtatzënie me binjakë

Këshilla për shtatzëna 09/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë gra ndjejnë simptoma me binjakë gjatë fillimit të shtatzënisë duke i bërë ato të dyshojnë se mund të kenë më shumë se një foshnje, por si mund ta dini me siguri?

Mënyra e vetme për të konfirmuar shtatzëninë e binjakëve tuaj është të bëni një ultratinguj, shkruan burimi American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Tingujt e zemrës fetale mund të zbulohen nga një ultratingull Doppler më vonë gjatë tremujorit të parë.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Poashtu, gratë që janë shtatzënë me binjakë mund të kenë nivele të larta të hCG, i cili është hormoni që prodhohet gjatë shtatëzanisë.

Ndër të tjera, gratë që mbajnë binjakë ose më shumë – shpesh përjetojnë shtrirje të rritur të mitrës dhe lartësia fundore mund të jetë më e madhe se mosha aktuale e shtatzënisë.

Gjithashtu, sasia e peshës që një grua duhet të shtojë varet nga gjatësia, lloji i trupit dhe pesha e saj para shtatzënisë.

Mesatarisht, gratë që mbajnë binjakë marrin 4.5 kg më shumë sesa ato që mbajnë një bebe të vetme.

Thuhet se rreth gjysma e të gjitha grave shtatzëna përjetojnë një formë të sëmundjes në mëngjes gjatë shtatëzanisë.

Ndërsa te disa nëna që kanë më shumë se një bebe në barkun e tyre, raportojnë një rritje të ashpërsisë të sëmundjes së mëngjesit.

Megjithëse mjaft e diskutueshme brenda komunitetit mjekësor, disa gra që mbartin më shumë se një fetus raportojnë se ndiejnë lëvizje fetale më herët sesa pritej.

Mos harroni se shtatzënia me binjakë, sjellë një lodhje ekstreme!

Ndërsa kjo mund të shkaktohet gjithashtu nga stresi, puna dhe përgjegjësitë, ajo gjithashtu raportohet zakonisht nga gratë që janë shtatzënë me binjakë ose më shumë.

Kjo mund të shoqërohet me përpjekjen e trupit të nënës për të siguruar lëndë ushqyese për më shumë se një fëmijë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLindja e foshnjës përmes prerjes cezariane, kujdesi parësor në javët e para mbi gjurmët e operacionit në trupin e nënës
Artikulli i rradhës Një vezë e zier dhe një copë djathë, kjo është darka për pacientet e shtrira në Gjinekologji të QKUK-së

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.