Ushqimi i parë solid i foshnjës nuk duhet të jetë një banane e shtypur apo orizi. Prindërit vazhdimisht po këshillohen që të vegjëlve të tyre t’u japin brokolin si ushqimin e tyre të parë.
Ekspertët e ushqimit të fëmijëve në Kolegjin e Londrës janë duke këshilluar prindërit që të zgjedhin perime të hidhura siç është brokoli, spinaqi apo lulelakra si ushqimi të parë solid të foshnjës, transmeton Gazeta Shneta.
Frutat siç janë bananet e shtypura rrezikohet të ua lëndojnë dhëmbët foshnjave dhe t’ua reduktojnë dëshirën për marrjen e perimeve më vonë në jetë.
Dr Clare Llewellyn dhe Dr Hayley Syrad, të cilët kanë hulumtuar zakonet e të ngrënit të foshnjave për më shumë se një dekadë, rekomandojnë që ushqimet e para të paraqitura tek fëmijët në rreth gjashtë muaj të jenë perime të hidhura.
Ata thonë se prindërit që përpiqen të japin perimet e foshnjave pas fillimit të tyre me fruta ‘mund të ndahentë zhgënjyer’.
Studimet sugjerojnë se kjo strategji funksionon si mekanizëm për t’i bërë fëmijët më pak të shqetësuar dhe më të shëndetshëm./Gazeta Shneta/