Omicron ka ecur përpara varianteve të tjera dhe tani është versioni dominues i koronavirusit në SHBA, duke përbërë 73% të infeksioneve të reja javën e kaluar, thanë zyrtarët federalë të shëndetësisë.
Numrat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), treguan një rritje gati gjashtëfish të përqindjes së infeksioneve të Omicron në vetëm brenda një jave, shkruan AP përcjell Gazeta Shneta.
Në pjesën më të madhe të vendit, është edhe më i lartë. Omicron është përgjegjës për rreth 90% ose më shumë të infeksioneve të reja në zonën e Nju Jorkut.
Norma kombëtare sugjeron se më shumë se 650,000 infeksione Omicron kanë ndodhur në SHBA javën e kaluar.
Që nga fundi i qershorit, varianti Delta ishte versioni kryesor që shkaktonte infeksione në SHBA. Deri në fund të nëntorit, më shumë se 99.5% e koronaviruseve ishin nga Delta, sipas të dhënave të CDC.
Drejtoresha e CDC, Dr. Rochelle Walensky tha se numrat e rinj pasqyrojnë llojin e rritjes që shihet në vendet e tjera.
“Këto shifra janë të zymta, por nuk janë befasuese,” tha ajo.
Shkencëtarët në Afrikë dhanë alarmin për herë të parë për Omicron më pak se një muaj më parë dhe më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë e caktoi atë si një “variant shqetësimi”. Mutanti që atëherë është shfaqur në rreth 90 vende të botës. /Gazeta Shneta/