Pajisja mjekësore që mund ta vërejë reumën para kohës

2018-01-15 në ora 17:37

Sipas një studimi të parë klinik të botuar në revistën shkencore Photoacoustics, Universiteti i Twente dhe partnerët e ndryshëm evropianë kanë hartuar një pajisje që tregon dallimin midis gishtërinjve të shëndetshëm dhe gishtërinjve artritik.

Hulumtuesit e Universitetit të Twente dhe Ziekenhuis Groep Twente përgjegjës për zhvillimin e pajisjeve kompakte besojnë se mund të ndihmojë në kohë mjekët për të diagnostikuar objektivisht shkallën e inflamacionit në nyje, transmeton Gazeta Shneta.

Teknologjia me ultratinguj dhe fotoakustika janë dy teknika imazhimi mjekësor që plotësojnë njëra-tjetrën.. Kur ultrazëri ofron imazhe të strukturave, fotoakustika gjeneron imazhe që përmbajnë më shumë informacion funksional, siç është vendndodhja e gjakut.

Resurset për krijimin e një pajisje të tillë janë bërë të mundura nga grantet kërkimore evropiane, sipas burimeve të Science Daily.

Kuptohet se pajisja e tillë është prototip, ende nuk është futur në funksion në fushat mjekësore./Gazeta Shneta/