Pozicionimi korrekt i foshnjës përpara se të lindë mund të shmang komplikimet e lindjes.
Deri në javën e 32-34 të shtatzënisë nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Por më vonë nëse nuk ka asnjë shenjë për tu vendosur në pozicioni e duhur mund ta bëni me anë të disa strategjive të bëra nga vete nëna ose nga specialistet.
Manovra e kthesës
Kjo është strategjia e vetme ku ka efektivitet dhe për të cilën është demonstruar shkencërisht. Kryhet nga ekspertët vetëm në disa spitale të specializuara. Duke ushtruar presion të kontrolluar në barkun e nënës shtatzënë, gjinekologu butësisht shtyn kokën që të iki poshtë, në mënyrë që të lehtësojë rrotullimin e bebes. Por nuk duhet të bëhet nëse nëna ka pasur humbje gjaku.
Strategjitë alternative
Ka disa teknika që mund të praktikojë nëna nëse dëshiron ta kthejë foshnjën në atë pozicion, por kjo nuk është e vërtetuar shkencërisht.
Teknika posturale
Shpesh gjinekologët këshillojnë nënat që të bëjnë ushtrime të thjeshta fizike për të lehtësuar hapjen e legenit dhe për të nxitur foshnjën që të kthehet në pozicionin e lindjes. Një mënyrë është që të ecë me duar dhe këmbë nëpër dhomë për rreth 15 minuta 3 herë në ditë.
Teknika relaksuese
Sipas disa specialistëve, mund të jetë e dobishme të bisedoni me fëmijën, si dhe të kërkoni kontakt me duart e tyre. Pasi fëmija në bark është mësuar me puthjen e nënës, mund të tërhiqet si me “buton” në drejtimin e duhur.
Akupunktura
Me anë të kësaj teknike fëmija mund të marrë impulsin për tu kthyer.
VËMENDJE: Mos ndërmerrni ndonjë gjë pa paralajmëruar ofruesin tuaj shëndetësor./pernenat.al/