Të përdorni shumë kafeinë gjatë shtatzanisë mund të dëmtojë zhvillimin e mëlçisë së foshnjës dhe të rrisë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë në moshën e rritur, sipas një studimi.
Gratë që përdorin kafeinë gjatë shtatzanisë kishin pasardhës me pesha më të ulëta të lindjes, rritje jo të mirë dhe dëmtim në mëlçi, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet e mëparshme kanë treguar që marrja e kafeinës para lindjes prej 300mg në ditë ose më shumë tek gratë mund të rezultojë në pesha më të ulëta të lindjes së fëmijëve të tyre.
Gjithashtu ato treguan se konsumi para kohe i kafeinës mund të ketë efekte më të dëmshme afatgjata në zhvillimin e mëlçisë me një ndjeshmëri të shtuar ndaj sëmundjes së mëlçisë.
Këto zbulime jo vetëm konfirmojnë që ekspozimi i kafeinës para lindjes çon në peshë më të ulët të lindjes dhe zhvillimit të mëlçisë, por gjithashtu zgjerojnë kuptimin e ndryshimeve hormonale që qëndrojnë në themel të këtyre ndryshimeve. /GazetaShneta/