Rreth 81% e grave të testuara në studimin e fundit, të cilat marrin hapa anti-depresiv para dhe gjatë shtatzënisë, mund ta dëmtojnë fëmijën në sotmak. Për shkak të këtyre medikamenteve, fëmija mund të lind me autizëm.
Sipas studmeve, nënat që marrin medikamente kundër depresionit, rritin rrezikshmërinë për crregullime tjera rreth 71%, shkruan GazetaShneta.
Edhe pse gjërat nuk janë të prera me thikë, sepse secila nënë I përjeton sëmundjet në mënyra të ndryshme.
Sipas kalkulimeve të numrave, një në shtatë gra vuajnë nga depresioni gjatë shtatzënisë, përcjellë “Mom.me”.
“Depresioni në shtatzëni mund të jetë shumë i rëndë për një grua dhe mund të ndikojnë në shëndetin e fëmijës së saj, kështu që ne duhet të marrim parasysh të mirat e ilaçeve antidepresive në raste të tilla. Këshilla jonë për gratë shtatzëna që vuajnë nga depresioni do të ishte që në përgjithësi të peshojnë përfitimet më shumë se rreziqet, dhe këtë duhet ta bëjnë së bashku me mjekun obstetër”, ka thënë Dr. Patrick O’brien./GazetaShneta/