Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të kujdeseni për foshnja gjatë verës, këshilla që duhet zbatuar deri në shtator

Këshilla për shtatzëna 06/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Stina e verës nxit pyetje të shpeshta e ngre dilemat për prindërit e rinj dhe jo vetëm, për kujdesin ndaj foshnjave dhe fëmijëve.

Dr. Niketa Kolici, mjekja specialiste neonate ofron disa këshilla të vlefshme për prindërit e rinj.

Sipas mjekes pediatre-neonatologe, ekspozimi në diell, si faktor i rëndësishëm në rritjen e shëndetshme të bebit tuaj, kërkon një vëmendje të veçantë. Ekziston një diskutim të gjerë se kur duhet të përdorni krem mbrojtës ndaj diellit. Kremi këshillohet të përdoret duke filluar nga muaji i 6-të i jetës. Duhet të aplikohet gjysmë ore para se bebi të ekspozohet në diell.

Ndiqni rregullin e artë: “ Sa më i vogël fëmija dhe e gjatë koha e ekspozimit, aq më i lartë duhet të jetë faktori SPF mbrojtës. Sipas mjekes, këshillohet evitimi i produkteve mbrojtëse në kombinim me ato kundër insekteve.

Rrezet e diellit janë shumë të dobishme pasi nxisin prodhimin e vitaminës D, por ekspozimi duhet të bëhet në mënyrë graduale. Prindërit duhet të shmangin oraret e pikut të vapës 10.00 deri në 16.00 të pasdites; pasi intensiteti i diellit dhe rrezatimi është i dëmshëm.

Kështu evitohet dehidrimi, skuqjet apo djegiet e lëkurës dhe në vazhdim ulni rrezikun e shfaqjes së formave të kancerit të lëkurës. Praktika të tjera që i vijnë në ndihmë fëmijës tuaj janë veshja me rroba të lehta (lino ose pambuk)dhe e rëndësishme të jenë ngjyra të çelëta, të cilat nuk i thithin rrezet e diellit.

Freskojini shpesh kokën ose të gjithë trupin me ujë në një temperaturë normale Hidratimi është rregulli i artë që duhet ndjekur me përpikëri për të zëvendësuar lëngjet e humbura nëpërmjet djersitjes.

Në rast të temperaturave të larta, për nënat që ushqejnë bebet me gji këshillohet një rritje e intensitetit të gjidhënies sa herë që fëmija e kërkon apo për rastet e ushqyerjes me qumësht formule të kontrollohet dhe ruhet në kushte të përshtatshme. Në moshat mbi një vjeç, të dobishme mund të jenë edhe pijet të cilat përmbajnë kripëra minerale.

Ajrosja e ambientit në mënyrë konstante dhe përdorimi i kondicionerit në temperatura normale 23-24 gradë ndihmon në mirëqenien tuaj dhe të bebit tuaj. Këto këshilla me siguri do ta bëjnë ta shijoni më shumë stinën e verës./SA/

Artikulli paraprakPërfitimet e konsumimit të çajit të kamomilit tek foshnjat, pak nëna i dinë
Artikulli i rradhës Pesha juaj në shtatzëni tregon se çfarë do lindni, si ta mësoni gjininë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.