Përmes këtyre sugjerimeve shmangni rrezikun e abortit

2021-05-01 në ora 18:42

Përafërsisht 15 përqind e grave shtatzëna përjetojnë abort spontan dhe shumë nga abortet shkaktohen nga faktorët si mosha, mbipesha, kushtet shëndetësore (diabeti, hipertensioni).

Për këtë arsyje, egzistojnë mënyra për të minimizuar shanset për të kaluar në një abort spontan shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Ndërmarrja e këyre hapave të thjeshtë mund t’ju ndihmojë në kontrollimin e rreziqeve tuaja dhe të rrisë mundësinë për të kaluar një shtatzëni të shëndetëshme.

1)Lani duartë

Egzistojnë një numër i konsiderueshëm i infeksioneve që mund të shkaktojnë abort.Mënyra më e lehtë për të shmangur infeksionet është higjiena e mirë e duarve.

2)Shmangni duhanin

Konsumimi i duhanit rrit mundësitë për zhvillimin e kancerit, sëmundjeve të mushkërive dhe të zemrës, hipertensionit apo edhe goditjes në tru.Gratë që konsumojnë duhan kanë më shumë gjasa që të përjetojnë një abort spontan.

3)Humbni peshë

Ashtu sikurse duhani edhe mbipesha sjell ndërlikime përgjatë shtatzënisë.

4)Konsumoni ushqime të shëndetëshme

Hulumtimet kanë treguar se dieta e pasur me fruta, perime dhe drithëra mund të ulë rrezikun e ndërlikimeve përgjatë shtatzënisë./GazetaShneta/