Një burrë që dyshohet se ka vjedhur në një barantore në Filadelfia, u shpreh përmes një kërkese që thoshte se i duheshin para për fëmijun e tij të sëmurë, përcjell mesazhin policia.
Sipas CNN, në videon e publikuar nga policia e Filadelfisë, i dyshuari, i veshur me një kapel gri dhe dorza të errëta, hyri në një barantore Rite Aid me 3 janar dhe mori një artikull në regjistër përcjell Gazeta Shneta.
Drejtuesja e barnatores, shihet duke skanuar gjërat dhe duke ja vendosur ato në një qese plastike.
Pastaj, sipas një deklarate të policisë në ekran para se të fillonte video, burri i dorëzoi një shënim punonjëses që lexohej pjesërisht, : “Më jep të gjitha paratë. Më vjen keq, kam një fëmijë të sëmurë. Ju keni kohë 15 sekonda. “
Përmes regjistrimeve të videos, u tregua se i dyshuari arriti ti merrte parat në xhep duke i pritur ato si gjëra që futen në qesen e plastikës të gjitha.
Poashtu, i dyshuari nuk e kërcenoi me armë punonjësen gjatë grabitjes, i tha CNN oficeri i policisë së Filadelfisë.
Policia nuk e ka identifikuar të dyshuarin. Ai është përshkruar si burrë i racës së zezë midis moshës 30 – 40 vjeçe. /Gazeta Shneta /