Pesha juaj në shtatzëni tregon se çfarë do lindni, si ta mësoni gjininë

2018-06-06 në ora 17:12

Shpeshherë pesha e trupit gjatë shtatzënisë nuk është e njëjtë dhe varion për nga ajo se a jeni duke mbajtur në bark djalë apo vajzë.

Sipas një hulumtimi të botuar në ‘PLOS ONE’, gratë që shtojnë peshë më pakgjatë shtatzënisë, kanë më shumë gjasa të kenë vajza, transmeton Gazeta Shneta.

Dihet fakti se foshnjat djem, janë më të ndjeshëm ndaj kushteve të dëmshme në uterus sesa ato femërore.

Djemtë kanë më shumë gjasa të lindin para kohe, ‘fetuset kanë ndjeshmëri të ndryshme ndaj fitimit të pamjaftueshëm të peshës gjatë shtatzënisë’, thotë Kristen Navaro nga Universiteti i Gjeorgjisë.

Embrionet e meshkujve dhe femrave rriten ndryshe, për shkak se të parët kërkojnë më shumë energji sesa femrat.

Nënat që vuajnë nga anemia apo sëmundje të tjera me kalori të ulët, kanë më pak gjasa të kenë meshkuj.

Zakonisht gratë që hanë më shumë gjatë shtatzënisë kanë më shumë djem, por këtu ndikojnë edhe shumë faktorë siç është ai etnik./Gazeta Shneta/