Meqenëse, varianti Omicron shkaktoi shqetësime tek zyrtarët shëndetësorë, prodhuesit kryesorë të vaksinave kanë njoftuar në lidhje me planet e tyre të mbrojtjes kundër Covid-19.
Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Bourla, tha për CNBC se pilula antivirale e kompanisë, Paxlovid, ka një efektivitet prej 89 për qind në uljen e numrit të pacientëve të hospitalizuar dhe viktimave nga Covid dhe nga i cili pritet të mbetet efektive edhe kundër variantit Omicron, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Kompania paraqiti një aplikim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për autorizimin e përdorimit urgjent të pilulës më 16 nëntor.
Por, si funksion pilula antivirale e Pfizer?
Ndërsa, vaksinat parandalojnë infeksionin, Paxlovid i Pfizer funksionon duke u përpjekur të luftojë virusin nëse një person tashmë është infektuar me Covid.
Paxlovid bën pjesë në një kategori të barnave të quajtura frenues të proteazës, të cilët bllokojnë enzimën e proteazës që është përgjegjëse për shumëzimin e një virusi në trup.
“Mënyra se si funksionon ky ilaç është se ai ngadalëson ciklin jetësor të virusit, kështu që ne po krijojmë një numër më të vogël të grimcave të reja [virus], që do të thotë se kemi një përhapje më të ngadaltë në trupin e virusit”, ka thënë për VeryWell, Jason Diaz, virolog.
Më shumë se 30 nga 50 mutacione janë në proteinën spike të Omicron, e cila mund të ndikojë në efikasitetin e vaksinës. Por, ka vetëm një mutacion në proteazën 3CL, një enzimë e synuar nga pilula antivirale e Pfizer.
“Të gjithë antiviralët që po zhvillohen, përfshirë atë Pfizer, do të jenë me të vërtetë efektivë vetëm nëse keni testime të forta,” shtoi Diaz.
Përkundër këtyre fakteve, pilula antiviral nuk e ndalon virusin të ndryshojë.
Pilula synon enzimën e proteazës, por jo enzimën e polimerazës, e cila kontrollon materialin gjenetik dhe dërgon në mutacione.
FDA ende nuk e ka autorizuar pilulën Pfizer. Me atë që dimë, vaksinat mbeten jashtëzakonisht të fuqishme në reduktimin e infeksionit dhe duke na sjellë më afër fundit të pandemisë, u shpreh Diaz.
Studiuesit janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë sesa efektive janë vaksinat aktuale të COVID-19 kundër variantit Omicron./Gazeta Shneta/