Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Plani B: Pilulat emergjente 72 orëshe kundër shtatzënisë kanë këto efekte anësore të shpeshta

Femina 09/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Woman Taking Birth Control
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Plan B i njohur gjithashtu si pilula pas mëngjesit, është një bari oral që mund të parandalojë shtatzëninë kur çiftet kryejnë marrdhënie pa mbrojtje.

Plani B nuk përfundon një shtatzëni tashmë të krijuar dhe nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) ose sëmundjet (SST), shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Çfarë është Plani B?

Plan B (levonorgestrel) është një kontraceptiv emergjent pa recetë (OTC) i aprovuar nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit  të Amerikës.(FDA).

Për rezultate më të mira, një grua duhet ta marrë atë sa më shpejt të jetë e mundur pasi të ketë kryer marrëdhënie pa përdorur prezervativ ose një formë tjetër të kontraceptivëve pengesë.

Mekanizmi i veprimit të pilulave Plan B?

Sipas FDA, Plani B mund të funksionojë në dy mënyra:

– ndalimin e vezores nga lëshimi i një veze;

– duke parandaluar implantimin e një veze të fekonduar në mitër;

Meqenëse Plani B, ndalon vezoret të lëshojnë një vezë, spermatozoidi nuk ka asgjë për të fekonduar dhe shtatzënia nuk do të ndodhë. Nëse spermatozoidi fekondon një vezë, Plani B parandalon implantimin e fekonduar në mitër, duke e bërë të pamundur shtatzëninë.

A është efektive?

Plani B është më efektive kur merret sa më shpejt të jetë e mundur brenda 72 orëve të para – pasi keni kryer marrëdhënie pa përdorur kontraceptivë barrierë ose dështim të kontraceptivëve.

Ndër të tjera, Plani B mund të jetë më pak efektiv tek gratë afër ovulimit ose me një indeks më të lartë të masës trupore (BMI).

Efektet anësore të Planit B?

Plani B mund të shkaktojë efekte anësore për disa gra. Sipas FDA, disa efekte anësore të raportuara përfshijnë:

– gjakderdhja menstruale që është më e rëndë se zakonisht;

– nauze;

– dhimbje në fundin e barkut;

– lodhje;

– dhimbje koke;

– marramendje;

– periudha menstruale të vonuara./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtatzënia: A është dhimbja e shpinës një sinjal që foshnja juaj është duke ardhur
Artikulli i rradhës A duhet të testoheni për COVID nëse jeni vaksinuar, ja çfarë parashihet në rregulloret e jashtme

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.