Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përgatitni trupin për shtatzëni: 7 hapa deri tek një shtatzëni e shëndetshme

Këshilla për shtatzëna 28/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Pregnant woman practicing yoga exercise at home. Pregnancy yoga and indoors fitness concept. Ungraded low contrast footage with natural window light.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
  1. Kryeni kontrollë sistematike

Edhe nëse mendoni se jeni plotësisht të shëndetshëm, duhet të kryeni analiza laboratorike të gjakut dhe urinës, si dhe të kontrolloni dhëmbët.

Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, siç mund të jetë diabeti, astma, epilepsia apo shtypja e lartë e gjakut, konsultohuni me mjekun se cilat analiza duhet kryer.

Këto sëmundje nuk janë pengesë për shtatzëni, nëse përcjellen me terapi adekuate dhe mbikqyrje të mjekut.

  1. Kontrolloni organet riprodhuese

Kryeni pap testin, strishon vaginale dhe cervikale, pastaj strishon për klamidia dhe mikroorganizma të tjerë të cilët mund të jenë shkak i moskonceptimit apo të cilët rrisin rrezikun nga shtatzënia jashtë mitre dhe problemet në lidhje me zhvillimin e frytit.

Kërkoni edhe kontrollën kolposkopike të qafës së mitrës, të cilët së bashku me pap testin janë një tregues i besueshëm i shëndetit të qafës së mitrës. Poashtu edhe kontrolli ekografik i organeve riprodhuese do ju tregojë gjendjen e vezoreve dhe mitrës.

Nëse ju apo partneri i juaj keni patur ndonjë sëmundje gjenetike ndonjëherë, atëherë duhet të njoftoni mjekun tuaj gjinekolog në lidhje me këtë.

  1. Ndaloni me përdorimin e kontraceptivëve

Ndaloni konsumimin e tabletave hormonale dhe lërini të kalojnë së paku dy cikle menstruale para se të filloni me konceptimin.

Kjo nuk është obligative, sepse shtatzënia normale vie edhe menjëherë pas ndalimit të përdorimit të produkteve kontraceptive, por meqë tanimë planifikoni një shtatzëni, sigurojini vetes disa cikle normale.

Pas stabilizimit të ciklit menstrual, do ta keni më të lehtë konceptimin, sepse do të mund t`i parashikoni më lehtë ditët e ovulimit, si dhe kohën e lindjes.

  1. Mbrohuni nga sëmundjet e transmetueshme

Nëse nuk e keni tejkaluar rubeolën apo lien e dhenëve (lia e ujit) vaksinohuni para shtatzënisë. Nëse jeni e predispozuar ndaj rrezikut me kontakt të gjakut, gjithsesi vaksinohuni kundër hepatitit B.

Vaksinimi zvogëlon rrezikun nga infeksionet në shtatzëni, të cilat ndonjëherë janë të rrezikshme për frytin, por gjithsesi nga vaksinimi duhet të kalojë një periudhë minimum tremujore para se të filloni tentimin për shtatzëni.

  1. Mos e harroni acidin folik

Nëse planifikoni shtatzëni, së paku tre muaj para se të konceptoni filloni me konsumim të acidit folik. Kjo vitaminë është e domosdoshme për zhvillim të drejtë të sistemit nervor të frytit dhe për krijimin e rruzave të kuqe të gjakut.

Mungesa e tij në disa raste rrit rrezikun nga krijimi i defektit të tubit neural, i cili mund të jetë fatal apo me invaliditet të rëndë tek fëmija.

  1. Nëse është e nevojshme, humbni peshë

Nëse keni kilogramë shtesë, do të duhet të humbni peshë para se të vendosni për konceptim.

Mbipesha, rrit rrezikun nga shtypja e lartë dhe niveli i sheqerit në shtatzëni.

Megjithëse, ajo ndonjëherë mund të jetë edhe shenjë e vezoreve policistike (PCOs), ovulimit të rrallë, probleme të cilat duhet korigjuar para shtatzënisë. Prandaj, vizitoni endokrinologun në mënyrë që të kontrolloni gjëndrrën tiroide dhe vezoret.

  1. Largojini shprehitë e dëmshme

Alkoholi, duhani dhe kafeja janë shprehi të dëmshme të cilat duhet ti largoni para shtatzënisë. Është e dokumentuar që nënat e fëmijëve të cilat kanë konsumuar duhan në shtatzëni kanë peshë më të vogël trupore, si dhe janë më të predispozuar më vonë ndaj sëmundjeve alergjike.

Sa i përket kafesë, rekomandohet konsumimi prej 200-300 miligramë kafe në ditë, pra rreth 3 filxhanë të vegjël.

Teprimi me konsumim të kafesë në disa raste mund të shkaktojë kontraktime, shtypje të lartë, pagjumësi, nervozizëm, madje edhe dështim spontan.

Kur filloni tentimin për shtatzëni, shmangni konsumimin e alkoholit.

Artikulli paraprak6 fakte befasuese për shtatzaninë binjake
Artikulli i rradhës Gjërat që duhet të pyesni vetën para se të bëni fëmijën e dytë, sipas ekspertëve

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.