Prerja e kordonit të kërthizës së një fëmije sapo ka lindur mund të jetë një veprim i shpejtur dhe i gabuar për shëndetin e tyre. Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që kjo prerje duhet të shtyhet për dy deri tre minuta pas lindjes së foshnjës, përcjellë GazetaShneta.
Furnizimi i gjakut i një foshnje është i pavarur nga nëna e tij dhe mbetet brenda këtij qarku të mbyllur gjatë shtatëzanisë, gjatë dhe pas lindjes.
Ndërsa foshnja është duke lindur përmes kanalit të lindjes ose një prerjeje abdominale (nëse është një lindje cezariane), një pjesë e madhe e gjakut të foshnjës kthehet në placentë.
Por, ndërsa foshnja del, kordoni i kërthizës – nëse del për të pulsuar – e kthen gjithë këtë gjak tek pronari i tij i ligjshëm në pak minuta, transmeton “Positive Birth Movement”.
Kordoni vazhdon të veprojë si furnizimi i vetëm i oksigjenit të foshnjës derisa foshnja të fillojë të marrë frymë, përpara se placenta të shkëputet. Pra, edhe kur një fëmijë ka nevojë për ndihmë për të marrë frymë, kordoni duhet idealisht të mbetet i paprekur.
Nëse kordoni i kërthizës pritet shumë herët, foshnja mund të marrë më pak oksigjen, deri 20-30% më pak nga vëllimi i gjakut dhe 50% të vëllimit të qelizave të kuqe të gjakut.
Nëse kordoni pritet menjëherë, foshnja rrezikon:
– mungesë hekuri
– zhvillimin e sëmundjeve kronike të mushkërive,
– astma
– diabeti
– epilepsia
– paraliza cerebrale,
– sëmundja e Parkinsonit
Përfitimet:
Nëse mjekët nuk presin këtë kanal do e mbrojnë foshnjen nga rritja e indeve anormale, ka rrezik të reduktuar të infeksioneve të zorrëve, larg vdekjes së parakohshme. Ky kordon lidhen edhe me sjelljen e fëmijëve në të ardhmen, ku fëmijve që u është prerë kordoni në kohë, rreth moshës 4 vjecarë do të jenë më të shoqërueshëm dhe më të adaptueshëm në shoqëri./GazetaShneta/