Një nënë e shëndetshme nënkupton një fëmijë të shëndetshëm.
Sipas një studimi, numri i nënave me presion të lartë kronik të gjakut është në rritje. Presioni i lartë kronik i gjakut, ose hipertensioni, është një gjendje në të cilën forca e shtytjes së gjakut kundër mureve të enëve të gjakut është shumë e lartë, transmeton Gazeta Shneta.
Të dhënat nga Qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), tregojnë se 1 në 3 të rritur amerikanë kanë presion të lartë të gjakut.
Pse presioni i lartë i gjakut është i rrezikshëm për gratë shtatzëna?
Hipertensioni i pakontrolluar rrit në masë të madhe rrezikun e një personi për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru, por rreziqet janë edhe më të larta për nënat shtatzëna.
Hipertensioni kronik, në fillimet e shtatzanisë, rrit rrezikun e një gruaje për të zhvilluar preeklampsi – një sëmundje e rëndë që është e dëmshme si për nënën ashtu edhe për fëmijën.
Ajo thotë se është e rëndësishme që gratë të jenë më të shëndetshme gjatë shtatzanisë sepse gjithçka në lidhje me shëndetin e një nëne ndikon në shëndetin e foshnjës./GazetaShneta/