Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prindër, mos i prekni kurrë fëmijët kur u jepni një komandë

Këshilla për shtatzëna 01/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të prekurit është një nga veprimet më të zakonshme kur ne ndërveprojmë, veçanërisht me fëmijët, të cilët na duket sikur nuk e kuptojnë vetëm me fjalë komandën.

Kështu, kur duam që ta heqë nga goja një objekt, ne nuk presim shumë duke ia shpjeguar pse duhet ta bëjë këtë, por në të njëjtën kohë me fjalët “hiqe nga goja”, zgjasim dhe duart për t’ia ulur dorën së bashku me objektin që po fut në gojë. Njëlloj veprojmë edhe për shumë sjellje të tjera të fëmijës, por pediatrja e njohur shqiptare me një orientim të theksuar nga psiqika e fëmijëve, Lira Gjika, rekomandon që komandat nuk duhet të shoqërohen me prekje, por duhet pritur që fëmija të mësojë të bindet me anë të fjalës, kjo sigurisht për të mirën e tij në të ardhmen dhe të prindërve sigurisht.

“Prindër, mos i prekni fëmijët kur i jepni një komandë. Kini pak durim, përsëriteni komandën, por në asnjë mënyrë, mos e prekni fëmijën pasi keni folur. Kini pak durim deri sa ta zbatojë komandën nëpërmjet fjalës. Nëse ju nuk do të keni durim, por do ta prekni fëmijën menjëherë pas fjalës, siç dhe ndodh rëndom, do t’i mësoni dhe kultivoni që të përgjigjet ndaj një kërkese, apo detyre, kur ta prekni me dorë dhe jo kur t’i flisni.
Prekja, është mekanizëm psiqik instinktiv nga më të vjetrit. Pra, si të gjithë mekanizmat instinktivë që janë të lidhur me ekzistencën, e dominon fjalën. Prandaj, kërkohet durim dhe mosprekje kur duam të nxitim dhe zhvillojmë te fëmija përgjigjen dhe të vepruarin nëpërmjet fjalës”, shkruan Gjika./Portalb/

Artikulli paraprakRrëfehet nëna: Isha gati duke e mbytur fëmijën aksidentalisht me thikë!
Artikulli i rradhës Cigaret elektronike nuk shkaktojnë kancerin, sipas ekspertëve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.