Dita më pjellore e vitit konsiderohet të jetë pikërisht dita e sotme, 11 dhjetori.
Të paktën kështu thotë një studim i “Home Pregnancy Test Manufacturer” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo kompani ka bërë një studim të të dhënave kombëtare për lindjet brenda një viti.
Studimi i të dhënave ka rezultuar se ditëlindja më popullore në SHBA, është 16 shtatori. E llogaritja me nëntë muaj paraprak, i bie 11 dhjetori.
Studimi zbuloi poashtu se 45 për qind e nënave nuk kishin planifikuar një shtatzëni pikërisht në këtë datë.
Hulumtimi u krye pas analizimit të dhënave të mbi 6 mijë grave.