Mund të jetë një nuse që qëndron një kishë të nxehtë, ose një vrapues i rraskapitur pas një gare. Mund të jetë dikush që trishtohet nga një procedurë mjekësore në televizion ose një donator, dhurues gjaku.
Ndoshta e keni përjetuar edhe vetë. Ju filloni ta ndjeni një lehtësi në kokë, barku juaj mund t’iu dhemb, pëllëmbët e duarve ju djersten, shikimi ju mjegullohet, veshët fillojnë t’iu zhurmojnë… Pastaj ju zgjoheni në dysheme, duke e shikur tavanin dhe kuptoni se jeni ligështuar. Cfare ndodhi?
Ligështimi ose të rënit të fikët mund të shkaktohen nga një numër i madh faktorësh. E arsyeja më kryesore pse ndodh kjo gjë lidhet me kufizimin e furnizimit të trurit me gjak, transmeton Gazeta Shneta.
Tensioni i mjaftueshëm i gjakut ndikon që tërë trupi të furnizohet me gjak. Truri, i cili kur jeni ulur ose në këmbë është mbi nivelin e zemrës suaj, sidomos mbështetet në presion të mjaftueshëm për të kapërcyer gravitetin dhe për të dërguar gjakun deri në kokën tuaj, shkruan “The Conversation”.
Të gjitha shkaqet dhe arsyet e ndryshme që e bëjnë një person të i bie të fikët mund të jenë ende të paqarta, ndonëse është i pamohueshëm fakti se femrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë lëtë ligështi.
Ajo që është e qartë janë disa nga strategjitë që mund të ndihmojnë në parandalimin e saj.
– Rrini në një pozicion të shtrirë. Nëse ndiheni të plogësht, shtrini edhe këmbët dhe gjunjtë për të mundsuar një qarkullim të rregullt të gjakut në tru.
– Kontraktoni muskujt në krahët dhe këmbët për të ndihmuar lëvizjne e gjakut përsëri në zemër dhe në tru.
– Qëndroni të hidratuar për të mbajtur vëllimin e përgjithshëm të gjakut të mjaftueshëm./GazetaShneta/