Foshnjave mund t’iu jepet qumështi i dhisë sapo t’i mbushin një vjeç. Qumështi i dhisë mund të jepet edhe nëse foshnja ende ushqehet me gji. Por, përpara se të ndërmerret diçka, duhet konsultuar pediatrin, transmeton Gazeta Shneta.
Cilat janë përfitimet e qumështit të dhenve për foshnje?
pH-ja e qumështit të dhisë është e përafërt me pH-në e qumështit të gjirit:
Qumështi i dhisë është alkalik si qumështi i gjirit. Disa ekspertë thonë se nivelet ideale të pH të qumështit të dhisë e bëjnë atë një zgjedhje më të mirë për foshnjat, pasi zvogëlon edhe gjasat e infeksioneve gastrointestinale.
Përmirëson shëndetin e fëmijëve anemik
Një studim zbuloi se humbja e mineralit në eshtra për shkak të anemisë u përmirësua kur individit të prekur i ishte dhënë qumësht dhie.
Qumështi i dhisë mund të ketë vetitë anti-inflamatore
Disa studime kanë treguar se qumështi i dhisë ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në ushqimin e baktereve “të mira” në zorrë.
Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) nuk rekomandon dhënien e qumështit të dhisë për foshnjat e moshës më pak se 12 muaj, pasi mund të shkaktojë mangësi të konsiderueshme ushqyese dhe komplikime të tjera shëndetësore./Gazeta Shneta/