Mamia Razie Musa përmes një postimi në Facebook ka treguar recetën e qyfteve të pulës për bebet që kanë më shumë se gjashtë muaj.
Në recetë, përbërësit kryesor theksohet të jenë perimet në përgjithësi dhe mishi i pulës, shkruan Gazeta Shneta.
Ndryshe, mamia Musa në postimet paraprake ka paralajmëruar prindërit në lidhje me të ushqyerit tek bebet, ku ka thënë se ushqimet solide foshnjave duhet t’u jepen kur ato t’i mbushin 6 muaj.
Ndiqini udhëzimet e saj:
“Qyfte pule – Diqka ma ndryshe 6 +muaj pēr bebet që fillojnē tē ushqehen me ushqime jo tē bluara 1. Fillimisht e zieni mishin e pulēs 2. Copeza perime 3. Nje thelb hudre 4. Luge qaji vaj ulliri 5. Nje tē verdhët e vesë Te gjithe perbersit i bashkon dhe i jepni forme sipas deshires, piqen ne temp 180 grad per 15 min ne furre. Ju befshin mire!!”